Vdekja e Ilia Karelit, 13 gardianët e akuzuar dhe ish-drejtori i burgut nesër në gjyq

May 26, 2015 | 21:39
SHPËRNDAJE

Trembëdhjetë gardianët e burgut të Nigritas do të dalin në gjyq të mërkurën në lidhje me akuzat për vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilie Kareli.

Ilia Kareli në burgun grek

Oficerët janë të dyshuar se kanë marrë pjesë në torturimin e të burgosurit duke i shkaktuar lëndime që çuan në vdekjen e tij. Ish-drejtor i burgut do të dalë gjithashtu në gjyq nesër.

Aktakuza ndaj gardianëve të burgut grek është lëshuar tetorin e kaluar, pas një hetimi gjyqësor, i cili gjeti se i burgosuri ishte torturuar. 

Plot një vit nga ngjarja e rëndë, Gjykata e Selanikut mori vendimin më 26 Mars 2015 për të falur burgun e gardianëve të akuzuar. Vetëm 6 persona kishin mbetur në qeli për krimin ndaj 40-vjeçarit me origjinë nga Fieri, alias Ilia Kareli. Por Gjykata e Selanikut i la të lirë gardianët dhe pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes, pas 12 muajsh paraburgim të 6 gardianëve. Ata u lanë nën masën “detyrim paraqitje” në komisariatin e vendbanimit, por me kusht që mos të dalin jashtë territorit të Greqisë, si dhe janë dënuar me gjobë 3000 euro secili. Sipas vendimit të Gjykatës, “gjashtë gardianët nuk iu shmangën hetimit duke mos bërë asnjë përpjekje për t’u larguar, ata nuk rezultojnë të dënuar më parë si dhe janë familjarë me nevoja për t’i shërbyer familjes”.

Këta gardianë ishin dërguar më parë për gjykim bashkë me 7 të tjerët që ndiqen në gjendje të lirë, për torturimin me pasojë vdekjen e shqiptarit Ilia Kareli. Veç tyre po gjykohet edhe ish-drejtori i burgut Nigrita Serres, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”. 

Kareli u transferua në burgun e Nigritas në mars të vitit të kaluar, pas vrasjes se një roje në burgun e Malandrinos në Greqinë qendrore. Pamjet CCTV nga ambientet e burgut e treguan atë që shoqërohej nga rojet në një dhomë pritjeje dhe pastaj del prej andej i dhunuar rëndë dhe gjysmë-zhveshur, për t’u dërguar në qelinë e tij, ku edhe vdiq.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura