Vdekja e Guljelm Radosë/ Meta: Kinematografia shqiptare humbi sot ‘Petro Nini Luarasin’ e saj

May 5, 2021 | 11:43
SHPËRNDAJE

182632561_3994046463974930_7505007942300049928_n

Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke shprehur pikëllimin për lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Guljelm Radoja.

“Ngushëllimet më të ndjera për familjen Radoja dhe komunitetin e dashur të artistëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme”, shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.

Aktori u nda nga jeta mëngjesin e 5 majit, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ku ishte i intubuar, pasi infektimi me koronavirus i kishte shkaktuar probleme të rënda shëndetësore.

POSTIMI I PLOTE

Me pikëllim të thellë mora lajmin trishtues për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të kinematografisë dhe skenës shqiptare, artistit të madh Guljelm Radoja, i cili me veprën e Tij la gjurmë të përhershme në trashëgiminë tonë artistike, kulturën kombëtare dhe kujtesën shpirtërore të shqiptarëve.

Falë interpretimit virtuoz, talentit dhe mjeshtërisë së rrallë artistike, Guljelm Radoja u dha përjetësinë personazheve të tij, duke e lartësuar dhe e përfaqësuar denjësisht artin shqiptar, aq sa me të drejtë mund të thuhet se kinematografia shqiptare humbi sot “Petro Nini Luarasin” e saj, që aq mjeshtërisht ai e solli në filmin “Kush vdes në këmbë”.

Ashtu sikundër do të jenë të paharruara për të gjithë ne edhe dhjetëra personazhet e interpretuara prej Tij për shumë dekada.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen Radoja dhe komunitetin e dashur të artistëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.
Lamtumirë miku ynë i dashur! ?️??

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura