“Vdekja e foshnjave të sapolindura”, reagon deputeti që bëri denoncimin: Shqiptarët u njohën me…

Jan 12, 2018 | 20:32
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar pas replikave të maternitetit “Koço Gliozheni”, që iu përgjigj një denoncimi të mëparshëm të tij, për vdekjen e foshnjave të sapolindur.

Në një status në Facebook deputeti Spahia shprehet i zhgënjyer me reagimin e maternitet.

bardh-spahia-1

“E prisja ekzaktesisht ate lloj reagimi nga drejtuesit, ishte ashtu sic eshte vete “rilindja”, e papergjegjshme, mashtruese, cinike, siperfaqesore dhe per fat te keq per shume kend vrastare. Nje sistem komplet i centralizuar ne te cilin edhe kur konstatohen problemet apo ankesat e mjekeve dhe pacienteve reagimi nga ministria mungon fare, eshte i percipte apo me keq akoma tenton te mbuloje me ane te propagandes keto probleme”, shkruan ndër të tjera deputeti.

Postimi i plotë

Shqiptaret u njohen me nje realitet te dhimbshem, me nje numer te frikshem vdekjesh neonatale ne mes te Tiranes.

E prisja ekzaktesisht ate lloj reagimi nga drejtuesit, ishte ashtu sic eshte vete “rilindja”, e papergjegjshme, mashtruese, cinike, siperfaqesore dhe per fat te keq per shume kend vrastare. Nje sistem komplet i centralizuar ne te cilin edhe kur konstatohen problemet apo ankesat e mjekeve dhe pacienteve reagimi nga ministria mungon fare, eshte i percipte apo me keq akoma tenton te mbuloje me ane te propagandes keto probleme. Por mungesa e vendeve te oksigjenimit per neonatet nuk eshte i vetmi problem apo e vetmja mungese. Ne qendren e gruas jane vetem 2 Echo te vjeteruara qe datojne ne vitet 2005-2006, pa cilesi imazhesh te cilat perdoren edhe per urgjencen. Te gjitheve na kujtohet episodi i dhimbshem i humbjes se shtatzanes ne shtator 2016. Problem tjeter madhor eshte raporti numer bebesh/ numer personeli qe kujdesen. Ka pasur largime te disa mjekeve nga ky maternitet per te punuar jashte vendit apo dhe ne sistemin privat, madje dhe te mjekeve mjaft te kualifikuar e me eksperience. Kjo e ben alarmante situaten nderkohe qe vijon mospergjigja e ministrise per mangesite e sherbimit. Ndersa reagimi per rastin konkret duket artificial, nuk sqaron por perkundrazi tenton te hedhe mjergull dhe konfirmon situaten katastrofale te sistemit shendetesor, madje per kete ne menyre shume diabolike fajin kerkon ta hedh tek mjeket duke ju referuar perkushtimit te tyre, perkushtim dhe sakrifice e cila nuk eshte vene ne diskutim asnjehere. Cfare ndodhi ne kete fillim janari qe u shtuan kaq shume anomalite e organeve tek te porsalindurit, dhe qe u rrit kaq shume vdekshmeria neonatale?Nje gje eshte e sigurte, kjo eshte nje situate e tmerrshme e pa degjuar me pare, heshtja apo mbulimi i te ciles perben nje akt kriminal dhe do te thelloje edhe me tej problemet.

Dhe pergjegjesi per kete mban Edvin Rama me qeverine e tij te zhytur deri ne fyt ne llumin e korrupsionit edhe atehere kur behet fjale per jete te pafajshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura