Vdekja e djalit të Zhitit, Serxhio: Ja ç’ndodhi natën e aksidentit me Ationin

Dec 14, 2016 | 10:29
SHPËRNDAJE

Serxhio Martiniani dhe Ationi Zhiti ishin dy të rinjtë që u përfshinë në një aksident fatal në autostradën Tiranë-Durrës, 20 dhjetorin e vitit 2014. Sot, Serxhio nuk mund të ecë më, pasi të dy këmbët i ka të paralizuara, ndërsa fati i mikut të tij ishte fatal pasi mbeti i vdekur në vend.serxhioooooo

“Atë natë unë dhe Artioni ishim të vetmit që nuk kemi futur një pikë alkooli në bark”, rrëfen Serxhio që atë natë po drejtonte motorin me të cilin u aksidentuan.

“Po iknim në Durrës për të parë lindjen e diellit. Kishim aq energji sa mund të shkonim. Për një ‘check in’, për një gjë shumë të thjesht”, shtoi ai në emisionin e Rudina Magjistarit në “Tv Klan”.

Serxhio tregon se nga momenti i përplasjes nuk mban mend më asgjë deri në çastin e zgjimit nga koma.

I riu pati një rikuperim të vështirë dhe kjo u arrit vetëm falë ndihmës së specializuar në Gjermani, pasi për mjekët e Spitalit Ushtarak ishte “i vdekur”.

“Te ushtaraku mi prenë shpresat, babi u përpoq me të gjitha forcat që të merrte leje që si arrestuar të dërgohesha në Gjermani”, u shpreh Serxhio.

Ai sot lëviz me karrocë me rrota, ndërsa një ditë shpreson që të ecë sërish me këmbët e tij. Por, për këtë duhet të presë minimumi 10 vite.

“Minimumi 10 vjet do të jem në karrocë me rrota. Mjeku tha 10 vjet duke më lënë një fije shpresë. Kur mora vesh për punën e Ationit nuk kam bërë asnjë zë të vogël për punën e të ecurit”, thotë Serxhio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura