Vdekja e Demo Progonatit/ Artan Hoxha hedh dyshime për vrasje: Hall i madh kur bën “biznes” ndërkombëtar me shefat e korruptuar të Policisë

Sep 12, 2018 | 15:41
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha ngre dyshime se Demo Progonati, i cili humbi jetën në QSUT, është vrarë.

Në një reagim në Facebook, gaztetari shkruan: Te qofte e lehte Demo Progonati…. Mbase si ke marre te gjitha me vete mor burre… Hall i madh kur ben “biznes” nderkombetar me shefat e korruptuar te policise, tek je mire e bukur, papritur ha buk e fiq…Hajde e gjeje tani c’e gjeti te ndjerin Demo, me gjithe ate hashash qe kishte transportuar drejt Italise, ai duhej te bente jete lordi ne qeli vipash ne burg,…

Capture

Progonati u arrestua në janar të vitit 2017, si organizator i trafikut të 2,4 tonëve kanabis drejt Italisë. Dyshimet se Demo Progonati është lënë të vdesë, e ka ngritur edhe avokati mbajtës i tij në këtë çështje, që po gjykohet nga Krimet e Rënda.

Bashkë me postimin, Artan Hoxha shpërndan edhe një lajmi publikuar më 5 Dhjetor 2017, që raportonte arrestimin e nënkomisarit të Fierit Festim Lelaj në lidhje trafikimin e 2.5 tonëve kanabis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura