Vdekja e çiklistit italian, shpërndarësi i drogës plas bombën: Nuk ndërroi jetë nga mbidoza, atë e vranë

SHPËRNDAJE

Çiklisti italian, Marko Pantani, ndërroi jetë në vitin 2004 në moshën 34-vjeçare, teksa u gjet në dhomën e hotelit ku po qëndronte, i vdekur.pantani

Asokohe u tha se çiklisti kishte ndërruar jetë për shkak të mbidozës, por shpërndarësi i drogës, Fabio Miradosa, i cili i shiti Pantanit, dozën e fundit mohon se ai ka ndërruar jetë nga mbidoza.

Miradosa shprehet se Pantanin e kanë vrarë dhe më pas kanë thënë se ndërroi jetë nga kokaina: “Marko nuk vdiq nga kokaina, atë e vranë. Ndoshta ata që e vranë nuk donin ta bënin atë, por ai u vra. Nuk e di pse në atë kohë gjykata dhe policia nuk i shkuan deri në fund kësaj çështje. Ata thanë se Marko kishte ndërruar jetë nga mbidoza, por unë jam i bindur se atë e vranë.”, u shpreh Miradosa.

Ky rrëfim mund të ngjallë shumë polemika në Itali, pasi duket se autoritetet kanë fshehur ngjarjen, diçka të njëjtë që ka pretenduar më parë edhe nëna e çiklistit.

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.