Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit/ Presidenti Meta: Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt

May 28, 2022 | 15:07
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta thotë se me trishtim dhe hidhërim të thellë mori lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

meta nishani

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit, Ilir Meta thotë se Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.

Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.

Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt

I paharruar kujtimi i  President Nishanit. Të prehet në paqen e merituar”, shkruan Ilir Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura