Vdekja e babait të Haradinajt, Meta mesazh ngushëllimi: Ishte një burrë i traditës

Jun 17, 2018 | 11:11
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ngushëlluar Kryeministrin e Kosovës për ndarjen nga jeta të babait të Ramush Haradinajt.

Përmes një mesazhi Meta e cilëson Hilmi Haradinajt patriotin e luftës çlirimtare të Kosovës.

Ilir-Meta-1-470x314

Postimi i plotë

Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare.
Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.
Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh.
Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura