Vdekja e Anxhelës/ Lirohet 63-vjeçari i ndaluar në Itali, çfarë po hetohet për shqiptaren

Jun 16, 2018 | 17:27
SHPËRNDAJE

Nuk ka prodhuar rezultatin qe pritej nga hetuesit ndalimi i burrit 63 vjecar, nga Cuneo, qe u dyshua se ishte autori i vrasjes se Anxhela Mecanit, shqiptares 19-vjecare qe gjetu vdekjen e hedhur ne rruge ne Itali.

Mediat italiane raportojne se 63 vecari pasi ka kaluar gjithe naten ne polici duke u marre ne pyetje eshte lene serish i lire, pasi nuk kane qene elementet dhe provat e nevojshme per ta mbajtur te ndlauar lidhur me akuzat.

Zhvillimet e papritura ndodhën pasditen e së enjtes, kur agjentët e policisë shoqëruan nga shtëpia e tij një burrë në Fossano dhe e çuan në polici për ta marrë në pyetje. Makina e tij Mercedes u sekuestrua dhe iu nënshtrua disa inspektimeve, për të verifikuar nese ishte ajo makina nga e cila gjeti vdekjen shqiptarja.

Hetimet tashmë vijojnë për të kuptuar rolin që ka pasur 63-vjeçari në këtë krim, për të kuptuar mbi të gjitha si vdiq Anxhela, nga kush u përplas dhe përse.

Mediat italiane i referohen autopsise dhe thone se ajo eshte perplasur nga nje makine ne rruge, ndryshe nga sa u tha fillimisht se ajo ishte dhunuar dhe me pas rrezuar nga makine.

Autopsia tregon se ajo eshte shtypur nga nje makine qe ma pas ka ikur me shpejtesi pa e ndihmuar.  Ne fjalet e fundit ne spital, raportohet se Anxhela ka treguar per mjeket se “Nuk me pagoi, une rashe”.

 

Ndalimi i te dyshuarit

Ka një te ndaluar per vrasjen e Anxhela Mecanit, shqiptares qe u gjet ne mes te rruges dhe gjeti vdekjen ne spital nga palget e marra.

anxhela

Mediat italiane shkruajne se policia bastisi shtëpinë e klientit të fundit të saj. Operacioni u zhvillua në krahinën e Cuneos ku jeton personi i ndaluar dhe po hetohet per vrasje. Behet fjale per nje burre nga Kuneo, rreth 63 vjeç, te cilit i eshte sekuestruar edhe makina.

Zbulimi i tij është bërë pas pamjeve të kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia dhe të hetuara me kujdes,

Pozicioni i tij tani është duke u shqyrtuar nga hetuesit, hipoteza që merr rrugë është ajo e vrasjes. Në makinë nga ku u hodh apo e hodhen shqiptaren do të bëhen një sërë hetimesh për të parë nëse ajo është me të vërtetë ai që e ka vrare ate.

Tani bëhet fjalë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë natën e së shtunës, ndoshta duke filluar nga pak fjalë e fundit qe tha ajo ne spital: “Ky njeri nuk më pagoi, une rashe”.

Nje nga pistat ku po perqendrohet tashme hetimi eshte nje sherr pas nje raporti seksual, per te cilin vajza dyshohet se nuk eshte paguar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura