Vdekja e 7-vjeçares në Durrës, reagon Ministria e Shëndetësisë: Mos neglizhoni shenjat e gripit

Jan 15, 2018 | 14:47
SHPËRNDAJE

Pas vdekjes së 7-vjeçares në Durrës, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Në një deklaratë për mediat, ministria deklaron se nuk duhet të neglizhohen shenjat e gripit nga askush.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh dhimbjen për fatkeqësinë e ndodhur në spitalin e Durrësit, ku një 7 vjeçare humbi jetën pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spital. Ekipi i mjekëve me përkushtim e profesionalizëm bënë maksimumin për ta mbajtur fëmijën në jetë, ndërsa ekspertët po analizojnë nëse shkaku i vdekjes lidhet apo jo me gripin stinor”, shkruan në njoftimin zyrat Ministria.

Ministria e Shendetesise
Ministria e Shendetesise

Njoftimi i ministrisë

Masat e MShMS: #DimërPaViruse Vaksina falas dhe Qendra Shëndetësore 24 orëshe në Tiranë për përballimin e fluksit

Ministria apelon qytetarët: Mos e neglizhoni vaksinën dhe gjestet që ju mbrojnë nga gripi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh dhimbjen për fatkeqësinë e ndodhur në spitalin e Durrësit, ku një 7 vjeçare humbi jetën pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spital. Ekipi i mjekëve me përkushtim e profesionalizëm bënë maksimumin për ta mbajtur fëmijën në jetë, ndërsa ekspertët po analizojnë nëse shkaku i vdekjes lidhet apo jo me gripin stinor.

Lidhur me situatën e gripit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndëmarrë Planin e masave për përballimin e qarkullimit të gripit në vend. Në të njëjtën kohë i bëjmë apel qytetarëve të mos neglizhojnë shenjat e gripit por të konsultohen me mjekun e familjes për të parandaluar komplikacionet.

Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht vihet re një rritje e qarkullimit të gripit dhe virozave por nuk kemi situatë epidemie të gripit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos i neglizhojnë gjestet parandaluese, duke ndjekur disa këshilla të thjeshta po mjaft të vlefshme për një dimër pa viruse.

Për të gjithë kategoritë në rrezik për komplikacione, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar vaksinën FALAS për gripin stinor, duke filluar nga fëmijët, të moshuarit me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, etj.

Janë ende gjendje 9000 mijë doza vaksine FALAS, ndaj ftojmë popullatën në risk të vaksinohet?.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të zgjerojë shërbimin në mënyrë që të përballohet fluksi I pritshëm në këtë periudhë.

Përveç spitaleve, katër qendra shëndetësore në Tiranë do të kalojnë në shërbim 24 orësh, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët do të mund ta marrin shërbimin ditën dhe natën pranë lagjeve të tyre, pa patur nevojë të shkojnë në spitale.

Përkatësisht:

▫Qendra Shëndetësore nr 6 në Kombinat,

▫Qendra Shëndetësore nr 7 në Laprakë,

▫Qendra Shëndetësore nr 8 në zonën e ish-Bllokut,

▫Qendra Shëndetësore nr 10 në zonën e Oxhakut.

Ftojmë qytetarët ti drejtohen qendrave shëndetë

Vdekja e 7-vjeçares, shefi i Pediatrisë jep detajet: S’e mbajtëm dot gjallë…

shefi i pediatrise ne durres

Shefi i Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në këtë pavijon, kur pas mesnate, pasi kishte rënë në koma, ndërroi jetë një vajzë 7-vjeçare.

pediatria

Ai ka thënë se vajza erdhi në gjendje të fikëti në urgjencë. “Megjithë impenjimin dhe angazhimin maksimal te stafit mjekesor nuk mundem ta mbanim ne jete. Ajo kishte kater dite ne gjendje gripale dhe prindërit e kishin neglizhuar pasi kishin pasur tre dite me pare dhe nje vdekje ne familje, kishte vdekur gjyshi i saj”- thotë ai.

Shahini thotë se femija erdhi ne gjendje te rende dhe ra ne koma, për shkak të gjendjes gripale, një viroze e pazakonte.

“U ngrit me urgjence nje grup mjekesh per te trajtuar rastin, por fatkeqesisht nuk e mbajtem dot gjalle vajzën”- tha ai.

Shefi i Pediatrisë bën me dije se virozat jane shtuar shume. “Vetem mbreme ne kohen kur mberriti vajza kishim mbi 177 raste urgjence ne pediatri”- tha ai.

Shahini deklaron se “nuk arritem ti ngrinim dot temperaturen vajzës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura