Vdekja e 53 vjeçarit në dyert e spitaleve, reagon Ministria e Shëndetësisë: Do të kryhet hetim i plotë administrativ për…

Oct 25, 2020 | 13:31
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë reagon pasi një 53 vjeçari nga Ndroqi humbi jetën në dyert e spitaleve ku asnjëri prej tyre nuk mori përsipër të kuronte.

Ministria e Shendetesise-godina1

Pas denoncimit të Partisë Demokratike, Ministri thotë se ka ngritur një grup pune për të hetuar çfarë ndodhi me të ndjerin Lutfi Çekiri.

 “Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha nivelet e kujdesit mjekësor”, deklaron MSH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura