Vdekja e 35-vjeçarit të burgosur, reagon Ministria e Drejtësisë: Ja çfarë ndodhi pak ditë më parë

Sep 9, 2018 | 20:38
SHPËRNDAJE

Një 35-vjeçar i dënuar me burg ka ndërruar jetë një ditë parë.

Shtetasi me inicialet E.Y, banues në Cërrik, por që vuante dënimin në IEVP Fushë-Krujë, ka humbur jetën në spitalin “Nenë Tereza”.

Ndërkohë ka reaguar edhe Ministria e Drejtksisë, e cila përmes një deklarata shprehet se “në renimacionin e QSUT “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë shtetasi Ervis
Thoma Tako, 35 vjeç, lindur e banues në Cërrik, me masë sigurimi “mjekim i detyruar”, i
ndaluar për veprën penale të vjedhjes. Në datë 04.09.2018 ky shtetas është dërguar nga IEVP Krujë në QSUT “Nënë Tereza” dhe në datë 07.09.2018 është regjistruar në repartin e reanimacionit. Sipas kartelës mjekësore ky shtetas vuante nga një sëmundje e pashërueshme”.

Sipas njoftimit të Ministrisë thuhet se ai gjithashtu ka vuajtur edhe nga sëmundje të shëndetit mendor dhe kurohej me ilaçe për shëndetin mendor.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura