Vdekja e 12-vjeçarit në plazh, policia: Ishte i shoqëruar nga e ëma në det, piu shumë ujë të kripur

Aug 1, 2015 | 18:00
SHPËRNDAJE

Policia e Vlores ka sqaruar vdekjen e 12 vjeçarit ne Vlore kete te shtune ne plazh.

Sipas burimeve zyrtare mesohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth ores 13:37, kur djali i moshes 12-vjeçare, duke u lare anes bregut te detit, ne lagjen “1 Maji”, ne shoqerine e te emes se tij, tek Plazhi i Vjeter, ka pire shume uje deti dhe ka ngelur pa ndjenja.

Foto nga Uji i Ftohte ne Vlore
Foto nga Uji i Ftohte ne Vlore, pamje ilustruese
Menjehere Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka dhene ndihmen e pare dhe me pas femija eshte shoqeruar me ambulance ne Spitalin Rajonal te qytetit bregdetar ne gjendje te rende shendetesore.

Sipas policise, femija ka nderruar jete ne ambientet e Spitalit rreth ores 14:05.

Viktima eshte shtetasi: T.K., 12, vjeç banues ne Vlore.

Policia po punon per te zbardhur shkaqet e ngjarjes se ndodhur.

Gjate sezonit veror jane raportuar shpesh aksidente te tilla ne plazhet e vendit ku per pasoje kane humbur jeten disa shtetas.

Vdes edhe një 23-vjeçar në Himarë

Burimet e Policisë thanë se një 23-vjeçar ka humbur jetën në Himarë. Ai ndodhej në plazhin e Potamit kur ka pësuar infarkt. Nuk dihet identiteti i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura