Vazhdon të “snoboj” Juven, Haland ka në mendje vetëm…

Oct 7, 2019 | 20:00
SHPËRNDAJE

Erling Haland, sulmuesi norvegjez, i Salcburgut është një nga lojtarët më të spikatur të momentit.

haland

19-vjeçari në 11 ndeshjet e para të sezonit ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 5 asist. Juventusi ka qenë skuadra, e cila i ka bërë një ofertë lojtarit janarin e shkuar. Por, Haland vazhdon ta snoboj edhe tani “Zonjën e Vjetër”.

Siç raporton “Don Balon”, norvegjezi  ka në mendje vetëm Realin e Madridit. Ai do të vazhdojë të snoboj jo vetëm Juven, por çdo skuadër pasi dëshira e tij është të shkojë në Madrid.

Mbetet të shihet nëse Reali do ta rrëmbejë norvegjezin, që deri tani rezulton një makineri golash.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura