Vazhdon të mbetet mister vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret/ Flet mikesha e tyre: Është shokuese mënyra si humbën jetën. Jam e sigurt se ata…

Oct 19, 2021 | 12:58
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që hetimet për vdekjen e 4 turistëve rusë në një hotel në Qerret  vazhdojnë, kjo ngjarje është e mbushur me mister.

Mediat ruse kanë raportuar për ngjarjen, ndërsa kanë marrë edhe dëshminë e nje mikeshe të familjes, e cila thotë se është shokuese mënyra si ata humbën jetën të gjithë njëkohësisht.

“Sergey ishte një njeri shumë i mirë, nuk i kishte bërë keq askujt. Punonim së bashku. Ajo që ndodhi është shokuese. Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Të gjithë ishin në vendet e tyre. Jam e sigurt që ata nuk mund të mbyteshin apo të helmoheshin njëkohësisht. Dikush do të lëvizte apo duhej të rrëzohej, por ata qëndronin ulur në vendet e tyre. Nuk ka asnjë gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do dalin kurrë në media. Ata nuk patën as kohë për të pirë apo ngrënë gjë. Dhe ata që shkruajnë gjëra pa kuptim, do të doja që të mos ndjenin dhimbjen që kemi ne”, është shprehur ajo, raportojnë mediat ruse.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 15 tetor, ku viktimat ishin familjarët Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, së bashku me vajzën e tyre, Ekaterina, 31 vjeç, dhe partnerin e saj, Nikita Belousov.

Ata u gjetën pa shenja jete në saunën e një hoteli në zonën e Qerretit.

Deri më tani, nga hetimet paraprake thuhet se ata kanë ndërruar jetë nga klori në pishinë ose mosventilimi i ambientit, por ngjarja vijon të mbetet mister.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura