Shefi i Komunikimit dhe i Departamentit të Marrëdhënies me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani është shfaqur në një konferencë për shtyp ditën e sotme në prag të zgjedhjeve që do të zhvillohen në orën 15:00 për Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë.
Në këtë konferencë Verçani ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme është organizuar një mbledhje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me anëtarë të Shoqatës Rajonale të Tiranës.
E gjithë mbledhja ishte regjistruar dhe FSHF ka publikuar audion e saj, si provë të presioneve që i ishin bërë anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Tiranës. FSHF ka bërë të ditur se për këtë situatë do u drejtohej organeve përkatëse ligjore, ndërsa ka konfirmuar se zgjedhjet në Tiranë do të zhvilloheshin normalisht./ PANORAMASPORT.AL