“Vazhdon betonizimin”- PD publikon dokumentet: Erioni Veliaj firmos kullë 100 metra të lartë tek Ish-Ekspozita

Jan 19, 2020 | 20:34
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka akuzuar kreun e  Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj, se ka firmosur për ndërtimin e një kulle 24 katëshe, e cila pritet të jetë qendër tregtare aty ku më parë ka qenë ndërtesa “Ekspozita sot”.

Me një shënim në facebook, ndërsa ka publikuar disa dokumenta, Zhupa shkruan se Veliaj vazhdon benotizimin e Tiranës, ndërsa shton se kulla do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 67.366 m2 me 24 kate lartësi.

Ina-Zhupa-768x512

Postimi i plotë:

Erioni Betoni vazhdon betonizimin e Tiranës me kulla të larta pavarësisht se jemi qyteti me ajrin më të ndotur në Europe dhe të dëmshem për shëndetin. E rradhes është kulla që do i zërë vendin ish ekspozitës, nje sipërfaqe ndertimi 67.366 m2 me 24 kate lartësi!

Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të rradhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking .  Volumi i sipërfaqes së përgjithshëm të ndërtimit që do t`i zërë frymen kryeqytetit  është  67.366 m2.

Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” ku më parë ka ekzistuar ndërtesa “Ekspozita sot” një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës.

Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetareve edhe mbush xhepat e oligarkëve edhe të vetat! I emëruar në krye të bashkisë nuk po lë hapesirë në qytet pa e transformuar në nje kullë!

5a0f5ed7-83d2-4506-9052-ba7f7ee16b6e 26dca5ff-3b90-4239-9538-5f10ccc14684 458fbcad-22b4-49c0-b129-a4e8411441ee 609cd6d7-486b-468a-acef-5ecbe9896816 a62108ba-1a62-4cdf-bb1d-e94e7071ced5 aa966756-5cf5-44d8-9de1-06bd6e531ee2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura