Vazhdojnë reshjet e shiut edhe gjatë të dielës. Ja si parashikohet të jetë moti ditët e para të javës së ardhshme

Sep 26, 2020 | 20:54
SHPËRNDAJE

Në vendin tonë gjatë ditës së sotme pati një mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak gjatë ditës së nesërme pritet përmirësim i situatës meteorologjike.

moti neser“Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme të dobëta në veriperëndim dhe jug, hera herës në formë shtrëngatash”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Dita e Hënë dhe ajo e Martë parashikohen të kenë përsëri mot të vranët me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme sasia më e lartë e reshjeve u regjistrua në qytetin e Elbasanit me 45.0mm, Tiranë 41.2mm, Shkodër dhe Lezhë me 38.0 dhe 35.0 përkatësisht, Kukës 30.2mm dhe në stacionet e tjera më pak se kjo sasi reshjesh.

Dita e sotme ka patur edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi të regjistruar në stacion deri në 15m/s. Por përgjatë vijës bregdetare dhe vendndodhje të caktuara era hera herës ka arritur dhe shpejtësi deri në 20m/s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura