Vazhdojnë përgatitjet për ceremoninë hapëse të finales së Tiranës, flet zyrtarja e UEFA-s: Eksperiencë e re, jemi të emocionuar

May 21, 2022 | 15:07
SHPËRNDAJE

Përgatitjet për finalen e Ligës së Konferencës që do të zhvillohet mes Romës dhe Fejnordit në datën 25 maj vazhdojnë. Koreografi hapëse do të jetë një nga pjesët të cilave do t’i kushtohet më shumë vëmendje gjë që e thekson dhe zyrtarja e UEFAS-s, Niki Edipidi.

AIR ALBANIA FINALJA LIGA E KONFERENCES

Edipidi ka folur për faqen zyrtare të FSHF lidhur me përgatitjet për këtë finale duke theksuar se si një eksperiencë e re për Shqipërinë është diçka mjaft emocionuese të shohësh sesi këto përgatitje po avancojnë. Zyrtarja e UEFA-s u ndal të fliste dhe në mënyrën sesi kjo koreografi por realizohet dhe numrin e personave që marrin pjesë.

“I kemi nisur dje provat, me afërisht 100-150 vullnetarë të cilët janë nga Shqipëria. Po mësojmë me ngadalë koreagrafinë, lëvizjet dhe të gjithë janë shumë të lumtur. Kemi gjithashtu një skuadër me vendas, të cilët janë skuadra e prodhimit të materialeve dhe skuadra e produksionit, skuadra teknike, të cilët janë pjesë e skuadrës tonë. Po shkon çdo gjë shumë mirë dhe çdokush është shumë i emocionuar që është pjesë e kësaj gjëje.  Duket vërtetë shumë emocionuese, pasi është një gjë që nuk ka ngjarë më parë. Është një eksperiencë që po e provojnë për herë të parë.

Teksa na shohin ne që i japim kontributin tonë të krijimtarisë dhe më pas duke e miksuar me idetë e tyre, mendoj që është vërtetë një kombinim i këndshëm”, u shpreh Niki Edipidi.

656456

PANORAMAPSORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura