Vatër e “nxehtë” infektimi, katër lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID-19 te Real Madridi

Dec 29, 2021 | 17:01
SHPËRNDAJE

Nuk marrin fund lajmet e këqija për skuadrat europiane teksa shumë lojtarë kanë rezultuar pozitiv me virusin SARS-COV-2. Koronavirusit nuk i shpëton as Reali i Madridit ku janë infektuar katër lojtarë.

REAL MADRID

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi madrilen me anë të një komunikate zyrtare duke njoftuar se lojtarët që kanë rezultuar pozitiv janë, Kurtua, Kamavinga, Valverde dhe Vinicius JR.

“Klubi i Realit të Madridit komunikon se lojtarët tanë, Kurtua, Valverde, Kamavinga dhe Vinicius JR kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, shkruhej në komunikatën e skuadrës “Los Blancos”

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura