Vasili thumbon Ramën: Vera më e rëndë për shqiptarët, por ti turist je

Aug 5, 2017 | 16:43
SHPËRNDAJE

Bilanc i rëndë lufte është situata me zjarret dhe mbytjet e pushuesve në bregdetin shqiptar për kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili në një status në “Facebook”, shkruan se kjo është vera më e rëndë për shqiptarët.

petrit vasili per programin

Statusi i plotë:

Flakë në kodrat e Ardenicës.

Një 13-vjeçar humb jetën duke u mbytur në Velipojë pak çaste më parë. Vera më e rëndë për shqiptarët.

Bilanc i rëndë lufte: tragjedia e të mbyturve në plazhet shqiptare nuk ka të sosur dhe zjarret po shkretojnë vendin dhe pasuritë e qytetarëve.

Të gjithë qytetarët janë në ankth dhe dëshpërim të thellë për vendin. Vetëm kryeministri është i qetë dhe i pashqetësuar hiç në romantizmin e tij veror dhe nuk shpenzon asnjë fjalë, as për qokë, e jo më për drejtim shteti.

S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë pushime të mbara.
Ç’lidhje ka ai në fund të fundit me këtë vend? Turist është.
Iku dikur, erdhi, do iki prapë dhe hallet akoma më të mëdha do t’ua lerë shqiptarëve pa u zgjidhur asnjërën. Të tjerat… do t’i marrë me vete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura