Vasili sulmon qeverinë: Gojëtarët e Ramës po i bëjnë fresk lajthitjeve të tij

Oct 16, 2017 | 20:20
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël.

vasili

Vasili, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”,  ku shprehet se Rama ia fut si kodra pas bregut kur flet për ekonominë.

Statusi i plotë

Ca gojtare te palodhur terbuan dynjane, qe te na bindin se kryeministri nuk genjen.

Kot lodhin veten. Nese dine shkrim e kendim, te mos tremben dhe te lexojne ç’ka thene kryeministri ne 2015-n per TVSH-n e biznesit te vogel dhe cfare ka thene ne 2017-n: te shohin qe nje here i ka quajtur ALEATE dhe pastaj ARMIQ.

Keta gojtaret e kryeministrit ta sqarojne ate vete dhe jo neve per keto rrukullima logjike.

Dihet qe shkollepaku qe ia fut kodra pas bregut kur flet per ekonomine, por asnje nga ne s’ka asnje detyrim t’i besoje e t’u beje fresk lajthitjeve te tij.

Kryeministri i paditur do qe te luftoje te varferit qe te varferoje te pasurit.

Neqoftese gojtaret jane te lumtur qe te asgjesohen te varferit per qejf te kryeministrit dhe oligarkeve, aferim u qofte!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura