Vasili: Qeveria lakuriq përpara krimit, drejtësia e kapur…

Sep 10, 2018 | 16:05
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasilin, përmes një statusi në ‘Facebook’ ka sulmuar qeverinë ‘Rama’.

Sipas Vasilit, “qeveria përball krimit është lakuriq”. Po ashtu Vasili shton se çlirimi i vendit nga krimi është një sfide pa kthim dhe pa ndalim.

Vasili

REAGIMI I VASILIT

Qeveria lakuriq perpara krimit ve perpara si gjethe fiku drejtesine e kapur.

Clirimi i vendit nga krimi,qe ka kapur per fyti kryeministrin dhe qeverine eshte sfide pa kthim dhe pa ndalim.
E gjendur lakuriq ne ekspozimin ndaj krimit rilindja po ve perpara, per tu mbrojtur, drejtesine e kapur si gjethe fiku.
Rilindja tani po perdor germadhen e drejtesise se mbetur per tu futur ne brekushet e saj.
Pasi kapen kryeprokuroren,
vetingun,pasi futen si anetare te KLGJ dhe KLP lloj e soj personazh pa integritet te refuzuar edhe nga ONM,pasi shkaterruan kushtetuten e 21-22 korrikut,pasi shkrine Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte,pasi lane vendin pa KLGJ dhe KLP rilindja dhe te sajet menduan se ja hodhen.
Lufta pa asnje kompromis me krimin dhe me ata qe e perfaqesojne ste ne krye te qeverise eshte vija ndarese per cdo qytetar,analist e politikan me integritet dhe qe e do vendin.
Kushdo qe do te rrekej te bente alibine e krimit per shkak te mëditjes erekeqe te qeverise do te ishte as me shume dhe as me pak se sa nje me shume pas gjethes se fikut te qeverise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura