Vasili publikon e-mailet e anëtarëve të Këshillit Politik: Damian Gjiknuri s’kishte asnjë pretendim për Kodin Zgjedhor. Ja pse Rama mashtron

Jul 16, 2020 | 14:27
SHPËRNDAJE

 

vasili publikimi-emailetIsh-kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar sot e-mailet e mbledhjes së Këshillit Politik, ku sipas tij përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri gjatë diskutimeve nuk ka paraqitur asnjë pretendim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Vasili e ka quajtur Ramën si mashtrues, që sipas tij me ndryshimet Kushtetuese po shkatërron marrëveshjen e 5 qershorit.

“Rama mashtrues, nuk kishte asnjë pretendim për 5 qershorin!(Dokumenti).

Edi Rama mashtron hapur kur flet per Reformen Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese e shkaterrimin e marrëveshjes se 5 qershorit.

Perfaqesuesi i Rames ne Keshill Politik Damian Gjiknuri i ka konfirmuar me shkrim(e-mail) ketij Keshilli se nuk ka asnje pretendim per kodin e miratuar konsensualisht sipas 5 qershorit.

Ndaj Rama eshte thjesht nje dhunues i kushtetutës, nje uzurpator pushteti, nje karagjoz politik dhe duhet trajtuar si i tille.

Shikoni e-mailet qe provojne qarte se Rama nuk kishte asnje pretendim”, thekson ai.

 

e-mailet e PS

e-mailet e PS1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura