Vasili i kujton Ramës deklaratën kur kandidoi si kreu i PS: Dje, përjashtove deputetin, se…

Sep 8, 2018 | 9:56
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit te LSI–se, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama, si i shnderruar ne grope septike parimesh dhe morali.

Petrit Vasili

Ai i ka kujtuar atij deklaraten e viteve me pare, kur ne 2003 kandidonte per here te pare per kryetar te PS dhe i ve perballe kesaj, deklaraten e bere dje teksa perjashtoi deputetin, vetem pse tha disa te verteta.

Postimi i Vasilit

Rama kundra Rames, jargavitje pas merimangave te karriges se pushtetit.

Ne vitin 2003 kur kandidonte per here te pare per kryetar te partise socialiste, ky Rama si medemek dashnor i te vertetes qe ishte deklaronte:

“Duke parë se sa më shumë i fshihemi të vërtetës aq më pranë humnerës shkon pushteti i socialistëve të thjeshtë dhe jo pushteti i njërit apo i tjetrit, kam vendosur të bëjë edhe këtë kandidim”.

Sot Rama vitit 2018, qe jargavitet e qurrepset pas karriges se tij,kur nje deputet nga te tijte vetem thote ca te verteta te renda per krimin qe po shkaterron vendin e cdo familje,qe i di i madh e i vogel ne Shqiperi dhe jane ne cdo tavoline ne Berlin,Bruksel dhe Uashington,ky e perjashton ate qe foli,ndersa ky vete kthehet ne nje kasap qe hungërin e qe do ta coptoje dhe zhduke me cdo kusht te verteten.

Ja ç’do te thote qe qe te kesh nje kryeminister te shnderruar ne grope septike parimesh dhe morali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura