Vasili flet për marrëdhënien LSI-PD dhe “pengjet” e koalicionit me PS

Jun 1, 2016 | 23:22
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë zyrtarët apo politikanët që kanë probleme me ligjin. Ai ka thënë se çdo njeri që ka mospërputhje me ligjin duhet të lërë funksionet publike dhe të harrojë politikën si mision. I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, Vasili ka folur për një sërë çështjesh të rëndësishme duke dhënë një opinion të qartë të forcës që përfaqëson.vasiliiiii

Vasili ka folur edhe për koalicionin, duke ripërsëritur që ai funksionon si një skuadër dhe përgjegjësitë ndahen. Për sa i përket takimit të planifikuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha më 6 qershor, Vasili tha se çdo komunikim që sjell kontribut pozitiv dhe në këtë rast për reformën në drejtësi do të ishte shumë i mirë.

Vasili e cilëson koalicionin me PS-në si një makineri perfekte…

Nuk jam shprehur asnjëherë dhe nuk është në gjuhën time politike të shprehem me absolutizma. Praktikisht është një mekanizëm politik që mëton të realizojë më tëm irë. Por të jemi modestë dhe të mos flasim për perfeksionin.

A është koalicioni një skuadër siç e keni thënë?
Dua të jem korrekt. Jam pyetur për këtë çështje, për të ndarë brenda koalicionit se cila është përgjegjësia e këtij apo atij ministri dhe kam thënë se koalicioni është si skuadër. Në momentin që bëhesh pjesë e këtij ekipi, ka një program që duhet ta zbatojë gjithsecili, nuk mund të ketë kapricio e të thotë se nuk mund ta zbatoj këtë pjesë të programit.

A funksionon si një skuadër me 2 trajnerë që kanë shkolla të ndryshme politike?
Koalicionet janë kombinacione kompetaritetit. Thënë më thjesht bashkojmë vlerat apo kualitetit personale, shkollave politike dhe ky kompletaritet e bën koalicionin të jetë shumicë dhe të mbështetet nga shumë njerëz. Bashkëjetesa e këtyre mentaliteteve është edhe kyçi i një koalicioni. Kur bashkëjetojnë mirë, koalicionet ecin në rastin e kundërt ose nuk bashkohen ose shkojnë në drejtim të kundërt. Janë përplotësues të njeri-tjetrit.

Takimi Rama-Basha, ju parashikoni ndonjë gjë nga ky takim, apo mund të jetë një takim rutinë?
Nuk kam asnjë arsye ta paragjykoj takimin. Bëj pjesë në atë shkollë politike që e vlerëson komunikimin si pozitiv. Gjithmonë kam besuar që distancat e largëta janë pa dobi dhe takimi që vendoset mbi shina parimore dhe mbi objektiva të mëdha parimore,  dhe në rastin konkret besoj që, nuk e di se çfarë do flitet por besoj që kryetema do të jetë reforma në drejtës, çfarëdo lloj kontributi pozitiv të sjellë do ishte shumë mirë sepse jemi mjaft vonë me reformën në drejtësi, duhet të ishte miratuar më parë.

Ç’po ndodh z. Vasili, LSI-ja duket se e ka lënë PS-në të ecë në revanin e saj pa pyetur se ku po shkel. Është e vërtetë?
Nuk perifrazoj dhe nuk komentoj analistët politikë. Nuk e preferoj kurrë të përziej profesionet. LSI nuk është në një koalicion dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë koalicion politik për të frenuar të tjerët. LSI ka qenë në një koalicion politik për të bërë detyrën e saj politike në përputhje me individualitetin politik, shumë të spikatur që ajo ka në përputhje me koalicionin. Çdo pjestar i koalicionit është njësoj i përgjegjshëm, ndan të njëjtat përgjegjësi por asnjëri nuk frenon tjetrin. Secili kryen misionin e tij. Ky është një mision që analistët i kërkojnë LSI-së. I kërkojnë gjëra të panatyrshme “LSI duhet të jetë frenuese” etj.

Si shpjegohet që për shumë fenomene që po i ndodhin PS-së, LSI-ja nuk ka një qëndrim të saj. P.sh për çështjen e kanabisit, për çështjen e Shukriut, apo për çështjen Rroshi. Keni një përgjigje për këtë?
Unë mund të jap një përgjigje që i përfshin të treja. Për kanabisin kemi qenë të prerë, mbështesim policinë për luftën ndaj kanabisit. Policia ka bërë një aksion të jashtëzakonshëm. Këtë aksion të policisë ne e mbështesim. Sa i përket çështjes së kryetarit të Bashkisë, është një banalitet shoqëror që mori përgjigjen e merituar. Komentet do ishin të tepërta. Sigurisht çdo problematikë analizohet por në kohën e duhur Aleanca do mbajë qëndrim duke e reflektuar dhe me mënyrën si do ndërtojë fushatën në atë rajon.

Çështja “Rroshi”, unë jam shumë i qartë në këtë çështje, nuk kam asnjë dilemë. Ne kemi miratuar një ligj për dekriminalizimin, personalisht kam edhe një histori edhe më të gjatë se kam qenë negociator i 24 dhjetorit. Më në fund politika e mbylli këtë çështje. Ky ligj duhet të zbatohet deri në fund. Ne duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga ky dimension i shëmtuar që është pjesë e komenteve, ka qenë pjesë e politikës dhe bashkë me zbatimin e ligjit të mbyllet ky kapitull sepse politika ka misione e detyra shumë më të mëdha.

Çdo hezitim në zbatimin e ligjit do të ishte një gabim i madh. Ne mbështesim që ky zbatim të bëhet. Raporti i çdo personi me ligjin nuk është më politik. Çdo njeri që ka një problematikë me ligjin nuk ka më asnjë rëndësi është i LSI-së, PS-së apo PD-së, ka një raport me ligjin të përgjigjet. Nëse ky raport është i papërputhshëm në sekondë të largohet jo vetëm nga funksionet publike por dhe të harrojë politikën si mision, të merret me çdo gjë tjetër.

Zoti Vasili, në morinë e emrave të këshilltarëve të cilët kishin dalë për sa i përket dekriminalizimit, mungonin këshilltarë nga LSI-ja…
Ne kemi treguar përkujdesje të jashtëzakonshme për këtë çështje. Por jua them pa rezervë edhe sikur të kishte, ligji duhet të veprojë dhe raporti politik ndërpritet në çast dhe nuk ka asnjë mbrojtje.

Jeni një parti me theks të majtë, si shpjegohet që si forcë politike nuk keni dalë me qëndrime të forta e të prera përkrah interesave të shqiptarit të thjeshtë. P.sh. marrim rastet për çmimin e naftës, që ishte më i larti në rajon, apo për koncesionet e rrugëve ku lëvizin taksapaguesit shqiptarë, si shpjegohet që nuk keni mbajtur një qëndrim tuajin?

Kam fatin e madh që në studiot e News24 janë lançuar disa nisma të mëdha. Ne kemi diskutuar një nismë që ka qenë emblematike, nismën fason. Shumë nga ata mijëra shqiptarë të thjeshtë që nuk kanë mundësi tjetër punësimi dhe është jetike për ta, kanë pasur mundësi të punësohen falë një këmbëngulje që ne së bashku me qeverinë e zgjidhëm. Nisma për çështjen e taksave për biznesin e vogël.

Ngritëm çështjen e pagesave me para në dorë për ata fermerë që nuk kishin mundësi. Sensi i fortë social i LSI-së ka qenë dhe do vazhdojë edhe me nisma të tjera pa u preokupuar për reagimin që sjell.

Sa do vazhdojë LSI-ja ta ndjekë teorinë “urtë e butë e plot tigani”?
Nuk besoj që LSI-ja ka qenë kurrë në këtë hulli për një arsye shumë të thjeshtë. Për arsyet historike në të cilat lindi dhe në momentet që lindi besoj se nuk ka luftuar asnjë forcë politike për veten e saj, për elektoratin, për shqiptarët dhe është munduar më shumë se sa LSI-ja asnjë forcë politike tjetër.

Që LSI-ja të ishte këtu, realiteti i tretë përcaktues në politikën shqiptare ka lindur nga një mundim i jashtëzakonshëm. Nuk kemi qenë “Urtë e butë e plot tigani” por “Punë shumë e fjalë pak”.

Supozojmë se qeveria po qeveris keq, sa do të vazhdoni ta shikoni që Shqipëria të vazhdojë të zvarritet për hir të faktit që skraparllinjtë mbahen si njerëz që e mbajnë fjalën e dhënë?

Ne jemi një qeverisje që jemi në monitorim të vazhdueshëm. Kemi mision FMN-je të përhershëm dhe një mision të BB-së. Unë jam i prirur të mos diskutoj atë që ata thonë. Jo më larg se dje kishte një raport nga shefi i FMN-së, i cili u shpreh optimist për mënyrën se si po ecën ekonomia dhe unë dua të shoh me syrin e tij. Nëse ka sinjale ne kemi marrë psh një shqetësim nga FMN për ligjin e koncesioneve dhe ne kemi marrë një nismë konkrete. Pra, atje ku ka shqetësime të reflektojmë. Por unë i besoj FMN-së.

Koalicioni me PD-në lindi për nevoja politike dhe historike thoni ju por ky me PS-në a lindi për nevoja pragmatike?
Koalicioni me PD-në ishte shmangie e kaosit dhe mundësi që të mos ndalej procesi i integrimit. Është e qartë arsyeja përse lindi. Koalicioni me PS-në, koalicion i natyrshëm mes dy forcave të majta. Me PD-në ka qenë vendim i vështirë, vendim i dobishëm për shqiptarët. Në ato rrethana do merrja po të njëjtin vendim do merrja 1000 herë të tjera. Me PS-në, dy forca të majta shmangën distancat që kishin dhe hynë në një koalicion që ishte pjesë natyrshmërisht e asaj që prisnin shqiptarët.

Keni ndonjë nostalgji për koalicionin me të djathtën?
Jam njeri i ushtrimit të përgjegjësive deri në fund, por nuk vuaj nga nostalgjitë, të cilat lidhen me aspektin familjar.

Kokëdhima pak kohë më parë nxitoi të shpallë se klanin e ‘Escobarit të Ballkanit’ e kanë të LSI dhe Kelmend Balilin e punësuat ju. Deputeti Përparim Spahiu denoncoi rastin e Xhelilit të Peshkopisë dhe i kërkoi Ramës t’u kërkonte falje dibranëve. A ka sjellje me spond a stil hera-herës?
Unë jam këtu se çfarë bën LSI. LSI nuk ka qenë as në dimensionin e saj në sjellje që të dëmtojë aleatin e saj. pasi e kemi stabilizuar koalicionin e ndershëm. Emocionaliteti mund të ngatërrojë edhe njerëz me eksperienca të mëdha. Duhet t’i mirëkuptojmë. Sa i takon LSI nuk është e tillë, përjashtohet në mënyrë kategorike.

A vini re ju jo më shumë faktin e dorëheqjes së Rroshit apo arrogancën me të cilin Rama e mbrojti atë?
Ne kemi konsumuar një vit e ca me problemin e dekriminalizimit.  Jam i kënaqur që ky debat mbyllet këtu. Jemi para një sfide; zbatimin e ligjit, pasi fjalët e tepërta janë fukarallëk.

Si janë raportet mes LSI dhe PD?
Raportet midis LSI si pjesë e maxhorancës janë si me opozitën.

Muaj më parë zoti Basha nuk harroi të kujtonte se ‘Sa të jem unë kryeministër, nuk do ketë kurrë koalicion me LSI’, por kohët e fundit kemi një heshtje. Ka diçka këtu?
Ju e keni shumë komode që ta ftonit zotin Basha. Qoftë edhe në fazën e largët, ai që flet, duhet ta shpjegojë.

A mundet që nesër të kemi një rikthim të një aleance me PD?
Nuk kam asnjë arsye as politike, apo as të një natyre tjetër që të komentoi dhe vlerësoj një ‘if’-‘nëse’. Pasi këto nuk na çojnë në rrugën e duhur.

Çfarë do ta pengonte për shembull të bëhej një aleancë sot?
Kjo është një përgjigje e ndërtuar tek ‘nëse-ja’.

Pse heziton PD sa i takon reformën në drejtësi?
PD ka rreshtuar 10-ra arsye, por të gjitha argumentet e saj nuk janë bindëse për sa kohë reforma nuk miratohet. Nuk duhet të humbasim kohë që ta miratojmë. Ne duhet ta miratojmë këtë reformë, pasi na kanë dhënë dhe një kufi kohor.

Pse zoti Meta ngul këmbë që reforma të bërë me konsensus?
Ai ka thënë ‘reforma duhet të miratohej dje’. Të gjithë palët duhet të ulen në tavolinë.

Nëse nuk gjendet një konsensus midis palëve, a jeni ju si forcë politike për referendum për çështjen e reformës?
Çështja e referendumit ka një mekanizëm kushtetues dhe për të shkuar në referendum kërkon 94 vota.

Kush dhe pse ka frikë nga reforma në drejtësi?
Nuk do e konsideroja çështje frike, por takticizmi. Frikërat justifikojnë gjithçka, por ka qenë çështje takticizmi. Mendimi im personal ka qenë; nuk mund të kapitalizojmë dhe të nxjerrim një imazh nga reforma.

Jemi në fund të mandatit të parë të kësaj qeverie, a keni ndonjë peng të diçkaje që nuk është realizuar?
Po mos të kisha rimorse jo vetëm nga qeveria, kam qenë dhe anëtar i kabinetit qeveritar dhe ditën e fundit që kam ikur nga detyra kam pasur shumë pakënaqësia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura