Vasil Shkurtaj në telashe: Njerëz me firma false po përpiqen të përdorin emrin tim për…

Aug 11, 2020 | 19:52
SHPËRNDAJE

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ish-sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj, ka bërë me dije, se disa njerëz, po përpiqen të përdorin emrin e tij për qëllime personale, duke falsifikuar firmën e sulmuesit vlonjat. Në postimin e tij, Shkurtaj ka bashkangjitur edhe dokumentin përkatës, duke shkruar:

vasil shkurtaj

POSTIMI I SHKURTAJT: 

Sot mora dokumentin ′′mandat ′′ që mund ta shihni bashkangjitur, të nënshkruar hipotetikisht nga unë.

Njerëzit fallco me mandate fallso me firma fallco po përpiqen të përdorin emrin tim për qëllimet e tyre.

Të dy ′′agjentët ′′ Mechmedovic Esad dhe Florin Ruse tashmë janë raportuar përmes agjensisë time reale Sportfront GmbH dhe agjentit tim në Federatën Rumune dhe Bullgare.

Mandati i bashkangjitur as emrin tim nuk e ka të saktë, pa përmendur “firmen” time.

Vasil Shkurtaj

Shkurtaj

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura