Vartësi i Ballukut që u kap me 40 milionë euro drogë, mbrojtja deri në delir e zyrtarit të PS-së ndaj Kryeministrit: I rruani leshtë Ramës

Nov 26, 2022 | 8:29
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Komunës së Frakullit në Fier, Viktor Çervanaku, i cili u vu në pranga për laboratorin e kokainës së kapur në Fier është një mbështetës i Kryeministrit Rama.

Ai aktualisht ishte punonjës i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ndërsa përkrahjen për qeverinë e shpreh hapur edhe në rrjetet sociale. Në profilin e tij në “Facebook”, ai postonte herë pas herë statuse kundër opozitës dhe mbronte deri në delir Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Postimin e fundit e fundit eksponenti dhe militanti i PS-së e ka bërë më 15 nëntor, ku teksa i drejtohet opozitës, ndër të tjera shkruan se “PS-ja është super gjigande”.

“O opozita, inceneratorët, Rama. Pirdhni se ne një vrym i bini gjithë ditën dhe natën ju. E ka zgjedhur populli Edi Ramën, jo ju o opozita. Deri ne zgjedhjet e 2025 i rruani leshtë Edi Ramës ju po shikoni nga 2030-ta po iku vetë Rama se do mërzitet pa për ju nuk pjerdh Rama fare o opozita e leshit. Doni ju, s’doni, e do populli Edi Ramën. Ju flisni si e ëma e Zeqos në majë të thanës, shikoni ëndrra natën si dhelpra për koqet e dashit. E ka zgjedhur sovrani dhe do ta zgjedhë prapë e prapë. Ju i keni harruar vjedhjet tuaja gjigande, e po keni gjetur popullin shqiptar që flisni nga bytha se në një vend tjetër ju kishin djegur të gjallë. Po vajtët 30 vjet në pushtet, nuk u ngopët. Më doni? O u ngeltë ne fyt hajdutllëku. Po boll s’keni më as turp, as cipë. As ndere. Ngelet në TV Rama, Rama. I rrofshi topet Ramës se s’keni çfarë i bëni ju Ramës, se jeni një grusht more jezitër. Partia Socialiste është super gjigande, Rama super gjigande. Puthuni me Milon për pushtet. Sa të jetë Rama gjallë”, shprehet Çervanaku në postimin e tij.

Në një konferencë për mediat, prokurori Adnan Xholi dha më shumë detaje rreth operacionit në laboratorin e drogës në një banesë në Farkë të Madhe në Fier. 430 kg kokaine e përzier me “pleh artificial”, e ndarë në 600 thasë është kapur ne Fier. Ishin autoritete e huaja që sinjalizuan policinë shqiptare në lidhje me ngarkesën e kokainës, e cila ishte porositur nga biznesmeni Zenel Cervanaku për biznesin e tij.

SPAK ka vënë në përgjime fillimisht biznesmenin, i cili ishte regjistruar si person juridik në QKR për tregtimin e mallrave të importit dhe eksportit, dhe më pas, janë zbuluar të gjithë të dyshuarit e tjerë.

Prokurori i SPAKut Adnand Xholi zbuloi detaje nga hetimi. 20 paleta me rreth 24 tonë “pleh artificial”, brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 milionë Euro.

Porosia e sasisë së plehut kimik sipas hetimeve është bërë që në muajin maj të këtij vitit. Ndërsa ngarkesa është nisur me anijen “Monte Cervino”, nga Kolumbia për të mbërritur në datë 7 korrik në portin e Tivatit në Mal të Zi.

Zyrtarët e Drejtorisë së Doganave në Mal të zi fillimisht nuk kanë mundur të konstatojnë përbërjen e saktë kimike të mallit të ardhur në vend me pajisjet që kishin në dispozicion.

758c6760-107a-4af4-bc95-51d00bd87a22 cervanaku rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura