Varka nis të fusë ujë, shpëtohen nga mbytja 3 pushues

Aug 4, 2018 | 19:55
SHPËRNDAJE

Durrës – Tre persona ndodheshin në bordin e një varke me pedale në det të hapur, kur mjeti lundrues nisi të fusë ujë. Pushuesve iu erdhën në ndihmë efektivë të policisë, duke shmangur kështu një skenar të mundshëm tragjik.

38465668_445903289224841_6281282893218054144_n

“Pushuesit kanë qenë në det të hapur mbi një mjet lundrues pedalues kur mjeti ka filluar të fusë ujë.

Gjatë patrullimit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare në zonën përballë fshatit Lura, rreth 1 milje larg bregut është konstatuar një mjet lundrues bedalon, pa motor, e cila peshkonte me disa persona në bord rrezikonte të fundosej.

Ata janë afruar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë shtetasve A.K. 36 vjeç, D.E. 52 vjeç dhe M.N. 21 vjeç, banues në Maminas duke i marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe siguruar që janë mirë nga ana shëndetësore”, njoftoi Policia.

38439954_445903262558177_8613279813722963968_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura