Varianti i ri koronavirusit në Afrikën e Jugut e Belgjikë/ Shtetet e BE-së propozojnë pezullimin e fluturimeve me këto vende

Nov 26, 2021 | 19:26
SHPËRNDAJE

Varianti i ri i koronavirusit që shtë përhapur në Afrikën e Jugut dhe në Belgjikë duket se ka vendosur në alarm shtetet e Bashkimit Europian.

fluturime

Këtë të premte, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen shprehet se do të propozojë pezullimin e fluturimeve të shteteve të BE-së me vendet ku janë konfirmuar rastet e reja.

“Komisioni do të propozojë, në koordinim të ngushtë me Shtetet Anëtare, për të ndaluar udhëtimin ajror nga rajoni i Afrikës Jugore për shkak të variantit të ri të koronavirusit B.1.1.529,” tha Von der Leyen.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian me bazë në Bruksel shtoi se një ndalim i tillë mund të shtrihet në vende të tjera ku varianti tashmë është zbuluar. Këto përfshijnë Hong Kongun dhe Izraelin.

“Duhet të veprojmë shumë shpejt, duhet të jemi vigjilentë dhe duhet të marrim të gjitha masat që janë të përshtatshme në këtë fazë për të parandaluar hyrjen e këtij virusi në Evropë”, tha zëdhënësi.

Britania ndaloi fluturimet nga vendet e Afrikës Jugore pasi shkencëtarët thanë se varianti i ri kishte një “plejadë shumë të pazakontë” mutacionesh, të cilat ishin shqetësuese.

I identifikuar për herë të parë këtë javë, varianti i ri tronditi tregjet financiare dhe aksionet pasi shihet si një rrezik për rimëkëmbjen ekonomike globale nga dy vitet e pandemisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura