Varfërimi dhe shpopullimi, projekt elektoral i Edi Ramës

Nov 18, 2022 | 7:35
SHPËRNDAJE

KLEVIS BALLIU

WhatsApp-Image-2022-03-28-at-10.54.43-PM

Ky lloj gjenocidi që po bën Edi Rama në Shqipëri duke larguar qindra e mijëra shqiptarë nga trojet e tyre, nuk është i rastësishëm. Kthimi i Shqipërisë nga një vend më përqindje të lartë të të rinjve sot në një azil për moshat e treta është një qëllim i pastër elektoral.

Varfëria që është mjeti që i duhet Ramës për të përmbushur misionin e shpopullimit, gjithashtu ndodh nga një projekt i mirëmenduar i qeverisë. Edi Rama dhe shpura e tij e dinë mjaft mirë që rrogat e shqiptarëve nuk i përballojnë dot çmimet aktuale të tregut, qoftë për ushqimet e shportës e deri tek apartamentet. Por teksa jeta bëhet e papërballueshme, e vetmja rrugë për shqiptarët është largimi dhe emigrimi masiv i tyre. Ndaj dhe varfërimi i shqiptarëve do të vijojë si një projekt i Edi Ramës.

Ky projekt është një projekt elektoral. Rritja në shifra skandaloze të punësimit në administratën publike nga 80 mijë në 230 mijë qytetarë, i mundëson Ramës kontrollon e një kuote të mjaftueshme votash. Këtu duhet të shtohen edhe ushtarët e krimit dhe punonjësit e bizneseve pranë qeverisë. Kuptohet që ky numër është hiç përballë popullsisë shqiptare në tërësi, ndaj Rama projektoi shpopullimin e vendit.

Që ky mision të realizohej me sukses, Rama shkatërroi mendësinë akademike të shoqërisë sonë dhe e zëvendësoi atë me mendësinë e parasë përmes krimit, drogës dhe korrupsionit. Pra, çfarë të duhet diploma sepse në administratë, në Kuvend apo Bashki futesh vetëm përmes krimit, drogës dhe korrupsionit. Ndërsa klasën e mesme e shkatërroi nëpërmjet taksimit kriminal dhe vjedhjeve me koncesione. Në këtë situatë diploma s’ka rëndësi, aty ku siguria nuk ekziston, pedagogu dhe mjeku shihen si armik, ndaj rinia dhe intelektualet vendosen të largohen.

Ndalimi i këtij plani vdekjeprurës për shoqërinë është jetik për shtetin dhe çdo qytetar. Rrugët janë dy: O rrëzohet Shqipëria, o rrëzohet qeveria. Këtë zgjedhje nuk mund ta bëjnë vetëm partitë politike, por duhet ta bëjmë ne si shoqëri, si popull, si komb. Besimi im i plotë është që ky plan i zi është lexuar dhe qytetarët janë të revoltuar. Ky është hapi i parë drejt përballjes, evidentimi i problemit.

Hapi i dytë është alternativa dhe hapi përfundimtar është aksioni që përmbyll misionin e shpëtimit të vendit nga qeveria antishqiptare e Edi Ramës. Asnjë qeveri, sado pushtet të ketë, nuk ka çfarë bën përballë një populli të revoltuar. Ndaj dhe në Shqipëri ndryshimi i madh është në prag dhe realitet do ta bëjmë të gjithë bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura