“Varfëria mund të rritet si në vitin 2012”- Ahmetaj tregon paralajmërimin e Bankës Botërore. Ja dy skenarët e mundshëm

Jun 1, 2020 | 16:44
SHPËRNDAJE

Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahmetaj në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur vlerësimin e Bankës Botërore për ndikimin që COVID-19 ka lënë në ekonomi.
Ahmetaj
Ministri ka treguar edhe paralajmërimin e Bankës Botërore, duke thënë se “shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4- 8%, duke shkuar në rreth 40% në skenarin e parë dhe skenari i dytë që mund të ishte më i keq mund të shkonte te 44% dhe ajo që paralajmëron Banka Botërore i referohet vitit 2012”.
“Së fundmi Banka Botërore ka deklaruar dhe ka prezantuar një sërë raportesh sektoriale për sa i përket dëmit nga kriza që ka shkaktuar, humanitare e globale, Covid – 19. Është fokusuar kryesisht në dëmet, goditjet ekonomike në sektorë por dhe në thellimin e mundshëm të varfërisë në rajon. 
Përpara se të kalojmë tek shifrat konkrete dhe interpretimi statistikor i tyre, ky raport nuk është një raport i situatës tradicionale ekonomie dhe i ecurisë tradicionale të Ballkanit Perëndimor apo të Shqipërisë për sa na intereson ne por është vetëm një fotografim i dëmeve të mundshme momentale nga Covid-19. 
Çdo aktor politik apo i çdo fushe tjetër që e trajton ndryshe, ose është jo profesional ose është i qëllimtë për të dezinformuar, këtë vendim le ta marri me veten. 
Çfarë thotë raporti? 
Raporti i referohet para krizës së Ballkanit perëndimor dhe thekson se punësimi në Ballkanin Perëndimor arriti nivelin më të lartë historik në vitin 2019 me 45.6% për grup moshat 15 vjeç e sipër. Çfarë tha për Shqipërinë? Gjatë dy viteve të fundit, rritja e pagës minimale e ka rritur pagën mesatare mbi 12% në rajon, Shqipëria renditet me 18% rritje.
Çfarë tha tjetër për Shqipërinë raporti? Shkalla e papunësisë ka rënë në nivele të ulëta rekord në Ballkanin Perëndimor. Në Shqipëri arriti një nivel të ri të ulët prej 11.5%. por çfarë paralajmëron Banka Botërore? E theksoj, jo pa qëllim paralajmërim sepse çdo paralajmërim i jepet qeverive të rajonit për të marrë masat e duhura nëpërmjet reformave, qoftë në sektorin social, qoftë në sektorët e tjerë për të parandaluar ri zhytje në varfëri si ajo e vitit 2012. 
Çfarë thotë konkretisht Banka Botërore? 
Sipas simulimeve të kryera për këtë shënim, vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pikë përqindje mund të rritet duke shkuar deri në rreth 40% në skenarin e parë. Skenari i dytë që mund të ishte më i keq, mund të shkonte tek 44% dhe ajo që paralajmëron Banka Botërore i referohet vitit 2012 pra sipas skenarit të parë thotë Banka Botërore, varfëria do të mund të arrinte në nivelin e vitit 2012 ku është lugina më e thellë e varfërisë dhe dua ti kujtoj qytetarët pavarësisht vështirësisë që ndodhemi që diferenca midis 2012 dhe ditës së sotme është, atëherë nuk kishte krizë, atëherë kishte keq menaxhim, të një qeverie të atëhershme që e zhyti vendin në varfërinë më të madhe historike që pas ’96 –’97 që sërish pronësinë e kanë vetë. 
Ne sigurisht që jemi të alertuar, jemi të përgatitur e ndërkohë shumë shpejt do të prezantojmë planin tonë të ri ngritjes ekonomike. Siç e theksova, diferenca ka të bëjë midis 2012 dhe 2020, ne kemi dy goditje të rënda në ekonomi, goditja nga tërmeti në fund të viti 2019 dhe goditja globale që nuk goditi vetëm Shqipërinë, goditi gjithë rajonin, gjithë globin, që nga shteti më i fuqishëm në botë, SHBA, që kanë mbi 40 milionë kërkesa papunësie, pagesa papunësie sot dhe një vendi me ekonomi të brishtë si Shqipëria apo gjithë rajonin që gjithsesi, ka qenë në gjendje si qeveri të ndërhyjë me ato paketa të rëndësishme të cilat në finale, kanë mundur të bëjnë atë që u nisën të bënin, të ruajnë nivelin e të ardhurës për ato shtresa të goditura më rëndë nga Covid-19, që nga fasonët, që nga call center që nga shërbimet, që nga i gjithë biznesi i vogël. 
Rëndom dilet në bizneset e vogla, ne në paketën e parë dhe në paketën e dytë, i shërbyem me pagë minimale dhe me pagesë 400 mijë lekë të vjetra gjithë punonjësve të biznesit të vogël, të gjithë punonjësve të biznesit të vogël. Paketa e parë, e kombinuar me paketën e dytë, i ka shërbyer gjithë biznesit të vogël dhe hoqëm tatim fitimin e gjithë biznesit të vogël, për të gjitha bizneset deri në 14 milionë lekë xhiro në vit dhe i shtymë tatim fitimin për të gjithë bizneset e tjera, në afate të ndryshme deri në vjeshtë dhe deri në fund të vitit. 
Disa shifra për të treguar se si kanë funksionuar paketat, nga paketa e parë kanë përfituar 64 919 punonjës ose individë, qytetarë që janë të vetëpunësuar ose të punësuar në biznesi e vogël. Kanë marrë pagesën e parë dhe pagesën e dytë dhe së shpejti marrin dhe pagesën e tretë. Kanë marrë pagesën e paketës së dytë, 111 898 punonjës në 35 850 subjekte me një fond rreth 4.5 miliard e deri në fund të procesit që është diku tek mesi i qershorit, do të kenë përfituar 179 të punësuar ose të papunë që janë klasifikuar e janë vlerësuar si përfitues të paketave. 
Dhe një informacion plus, garancia sovrane janë 628 000 aplikime për instrumentin e parë të garancisë sovrane, janë miratuar deri më sot 309 me një vlerë gati 40 milionë dollarë e do të vazhdojë. 
Ndërkohë, garancia e dytë sapo ka nisur, pra me ditë është dhe janë që tani disa dhjetëra aplikime në 12 banka. Para se ta mbyll theksoj që e gjithë përpjekja jonë dhe plani jonë ekonomik nuk do të sigurojë thjesht dhe vetëm që ne mos të kthehemi tek 2012 por do të garantojë me reforma, investime publike dhe me politika financiare ekonomike të suksesshme që të konvergohemi me rritjen e para krizës në krye të 2 apo 3 viteve e jo ashtu siç parashikojnë institucionet ndërkombëtare në krye të 5 viteve”, u shpreh Ahmetaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura