Varësia nga web-i vepron njësoj si drogat

Jan 18, 2022 | 8:58
SHPËRNDAJE

Sipas një studimi kinez, i kryer nga shkencëtarët e Akademisë së Shkencave në Wuhan, varësia nga interneti modifikon substancën e bardhë të trurit, me ndërprerjen e fibrave nervore, të cilat kanë lidhje me sjelljen, procesin vendimmarrës dhe autokontrollin, njësoj siç ndodh me varësinë nga droga dhe alkooli.

american-cellphone-chatting-1353350-1024x671

Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi i kryen një rezonancë magnetike encefale 34 personave, të cilët e kalonin pjesën më të madhe të ditës në internet ose në rrjetet sociale.

Në përfundim, 17 prej tyre shfaqnin shenja të Internet Addiction Disorder (Çrregullime të Varësisë nga Interneti).

Rezultatet u botuan në revistën “PLos One” dhe ishin mëse të dukshme, varësia e internetit është e dëmshme njësoj si të gjitha varësitë e tjera.

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 163

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura