“VAR-i na ka penalizuar”, Gjici zbulon koston e “Kukësi Arena”: Kam peng që nuk…

Jan 18, 2022 | 18:30
SHPËRNDAJE

Presidentit i nderit të klubit të futbollit Kukës, Safet Gjici, njëkohësisht edhe kryebashkiak i qytetit juglindor, ka dhënë së fundmi një rrëfim special, ku ka folur për ecurinë e skuadrës.

Gjici

Ndër të tjera,  Gjici, ka zbuluar edhe shumën e majme të kostos së stadiumit “Kukësi Arena”. Sipas numrit 1 të verilindorëve, skuadra është penalizuar nga VAR-i.

KASTOJA E STADIUMIT- Di që stadium i ri ka shkuar 900 e ca milionë lekë të reja. Letrat janë në FSHF. Me këtë stadium jemi shumë të kënaqur. Të bëjmë akademinë e sportit dhe një Pallat Sporti.

ECURIA- Duhet të kishim më shumë pikë në futboll, janë të pafalshme. Do kishim pikë dhe do ishim më afër Tiranën. Ndeshja me Skënderbeun dhe Laçin nuk kanë lënë shije të mirë. Ekipi i vjetshëm ka qenë më i mirë se këtë vit, kam peng që nuk ishim sezonin e shkuar në Europë”

RIVALËT- Vllaznia, Tirana dhe Laçi. Mund të dalin edhe të tjerë sepse jemi në mesin e kampionatit. Nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha skuadrat janë pranë. Çdo ekip duhet vlerësuar maksimalisht, edhe ato që janë poshtë me pikë, sepse ato duan pikë.

VAR-i – VAR të ndihmon, por ne në disa raste na ka penalizuar. Them se ka nisur mirë, por këto gabime do ndodhin. Në fund të sezonit, gjithsecili të marrë atë që i takon.

TIFOZËT-  Tifozët na kanë munguar. Kur shoh thyerjen e stolave në derbin e kryeqytetit, nuk ka arsye ta bëjnë”, u shpreh Gjici për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura