“Vangjush Dako, përfaqësues model për qytetarët”- Deklarata e ish deputetit të PS nxit debate. Shehaj: Nuk jemi budallenj, ai po hetohet nga SPAK

Mar 31, 2023 | 7:07
SHPËRNDAJE

Për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është përfaqësues model për qytetarët.

dakoooo-1024x576

Deklaratën e bëri ditën e sotme në emisionin “Open” duke nxitur reagimin e ashpër të deputetit demokrat Agron Shehaj.

“Po të pyes meqë the qytetar model, drejtues model i PS-së, doja të dija nëse po hetohet nga SPAK. I përfolur e i dëgjuar nëpër telefonata. Nuk jemi budallenj të na thuash qytetar model, është i mirë për PS-në. Nuk është si gjithë durrsakët”, tha Shehaj.

Pjesë nga debati në studio

Hyseni: Vangjush Dako, drejtuesi politik i Durrësit dhe shumë të tjerë janë përfaqësuesit model të durrsakëve.

Shehaj: Ai është në hetim nga SPAK-u, meqë the që është model për qytetarët.

Hyseni: Durrsakët e dinë vetë mirë se kush është zgjidhja e tyre

Shehaj: Po të pyes meqë the qytetar model, drejtues model i PS-së, doja të dija nëse po hetohet nga SPAK. I përfolur e i dëgjuar nëpër telefonata. Nuk jemi budallenj të na thuash qytetar model, është i mirë për PS-në. Nuk është si gjithë durrsakët

Hyseni: Ai është si gjithë durrsakët.

Shehaj:  Nuk është si gjithë durrsakët, nuk janë të gjithë të përfolur për lidhje me krimin e organizuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura