Kongresi/ Gazment Bardhi: Vangjush Dako non grata në SHBA dhe bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës merr ende vendime në PS

Feb 28, 2020 | 19:59
SHPËRNDAJE

Pas pjesëmarrjes së ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit në Kongresin e Partisë Socialiste, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se pavarësisht se është shpallur non grata në SHBA dhe nën hetim për vjedhje votash bashkë me trafikantë ndërkombëtar të drogës, ai merr ende vendime në këtë parti.

16f04a34-2d46-440f-bfe7-2e7a6855a4c7

Bardhi thotë se Partia Socialiste me Edi Ramën në krye mbetet një parti e kriminalizuar.

“Vangjush Dako non grata në SHBA dhe nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve ndërkombëtare të drogës dhe qenieve njerëzore, vazhdon dhe merr vendime në PS e Edi Ramës dhe është në krye të vendit. Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave!”- shkruan Bardhi,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura