Vangjeli Telo: Paskuintat e punës si velinë, shumë shpejt gazetare në televizion

Nov 23, 2017 | 15:20
SHPËRNDAJE

Vangjeli Telo dhe Sonja Cemeri janë dy velinat e reja të programit investigativ të “Fiks Fare”, të cilat shoqërojnë çdo natë moderatorët Devis Muka dhe Dorian Ramaliu. Kombinimi i dy bruneve me flokë të shkurtra përmbysën formulën e këtyre formateve e brunes kundër biondes.

Vangjeli Telo, modelja e njohur në këtë eksperiencë të re pasi e pamë si velinë pranë Ardit Gjebresë, rrëfen gjithçka ndodh në paskuinta, mbledhjet me Filip Çakulin. Pasi e kemi parë si modele, imazh i njohur i disa reklamave dhe kopertinave revistash, pjesëmarrësja e “Miss Universe” tregon për “Panoramën” planet e së ardhmes në televizion.

Këtë edicion, programi investigativ “Fiks Fare” u prezantua me dy velina brune. Nuk u gjend një bionde, apo konkurrenca e bruneve është më e fortë?

Ndoshta ishte një risi. Një tjetër kombinacion i menduar mirë nga stafi.

Si është marrëdhënia me kolegen Sonja Cemeri, kush është e bukura nga ju të dyja dhe kush bisha?

Për këtë pyetje jam shprehur edhe tek emisioni “Wake Up “ i Eno Popit. Mendoj se me kolegen jemi në sinkron marrëdhëniesh, natyrisht vijmë nga fusha të ndryshme, ajo gjimnaste dhe unë modele. Plotësojmë njëratjetrën.

Si velinë në ekran karakterizohesh nga portreti i qeshur. Çfarë fshihet pas asaj buzëqeshjeje?

A nuk është më mirë kurdoherë të jesh i qeshur? Buzëqesh kur kërcej, po kur ulem dhe dëgjoj hallet dhe problematikat, mimika ime ndryshon njësoj si e fëmijës.

Ti shkon te një program investigativ si “Fiks Fare”, pas eksperiencës në “E diela shqiptare”. Ka ndikuar ky ndryshim në gjendjen tënde shpirtërore, duke qenë se tani je brenda halleve e problemeve të publikut?

Sigurisht që po. Përtej detyrës sime të kërcimit përjetoj hallet, problematikat dhe mbushem me krenari kur shikoj sa peshë ka dhe sa i vlefshëm është emisioni investigativ “Fiks Fare” në zgjidhjen e halleve të njerëzve të thjeshtë.

Nëse një “hallexhi” i pashëm që vjen të denoncojë një rast personal në “Fiks Fare”, si duhet të jetë që ti të biesh në dashuri me të?

Nuk mendoj se ka ndodhur dhe do të ndodhin raste të kësaj natyre në këtë emision me mision kaq të rëndësishëm. Por edhe në qoftë se ndodh, është jashtë interesit dhe qëllimit për të cilin unë punoj dhe jam përkushtuar aty.

Si ishte të punoje me Ardit Gjebrenë, dhe si është të punosh me dy aktorë profesionistë si Devis Muka dhe Dorian Ramaliu?

E kam të vështirë të përgjigjem. Por kur punon me artistë si Ardit Gjebrea apo Dori e Devi, jo vetëm që përfiton, por ta lehtësojnë punën që po kryen.

Në mbledhjet me Filip Çakulin, për çfarë ju këshillon ai ndërsa shfaqeni në ekran?

Për çdo detaj të kërcimit, të mimikës, ecjes… e të tjera probleme të profesionit.

Fama që ke marrë në televizion pasi shfaqesh përnatë të ka vendosur para dilemave? Pra të kanë bërë ndonjë ofertë që të ka tunduar?

Nuk jam e prirë nga tundimet. Aty ku punoj dua të perfeksionohem dhe të aftë-sohem për më shumë.

Jashtë profesionit je e dashuruar, dhe kush është partneri i duhur në krahun tënd?

Po. Ai që kam zgjedhur.

Sot je velinë, po nesër ku mund të të shohim sa i takon profesionit të jetës?

Të punoj në “Top Channel” si gazetare, aty ku është profesioni im i vërtetë, në atë pozicion ku mund të jap më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura