Vanda mungon në sallën e gjyqit, prokurori kërkon dënimin me 4 muaj burg

Oct 17, 2018 | 16:53
SHPËRNDAJE

Vanda Nara është padyshim një nga femrat më të përfolura të showbizit, por që është e lidhur me sportin. Bukuroshja është agjentja e bashkëshortit të saj i cili luan për Interin, Mauro Ikardi. Por së fundmi duket se gjërat nuk po shkojnë mirë, për bukuroshen dhe kjo lidhet me publikimet e ekzagjeruara që ajo bën në profilin e saj në rrjetet sociale.

vanda nara

Ditën e sotme në Milano është zhvilluar një gjyq, pasi Vanda kishte shpërndarë në “T2itter” dhe “Facebook” të dhëna personale për ish-bashkëshortin e saj, Maksi Lopez. Por prokurori i çështjes në këtë seancë gjyqësore kërkoi që të bukuroshja të dënohet me 4 muaj burg për këtë veprim të bërë. Vanda nuk ka qen♪7 prezente në gjyq, ndërsa avokati i saj kërkoj pafajshmërinë e klientes së tij, duke përdorur mungesën e provave. Ai ka hedhur dhe idenë se mund të ketë qenë edhe Maksi Lopez që i ka krijuar dëm Vandës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura