Valencia bllokon transferimin e Kaliniç te Atletiko, Baka e Andre Silva të “ngujuar” në Milano

Aug 9, 2018 | 15:48
SHPËRNDAJE

Dukej “punë e mbaruar”, por transferimi i Nikola Kaliniçit nga Milani drejt Atletikos së Madridit pasurohet me një tjetër episod. Klubet kishin gjetur një akord mbi bazën e 15 milionë eurove, para që madrilenët do t’i siguronin me shitjen e Kevin Gameiros te Valencia. Pikërisht, kjo marrëveshje ka ngecur pasditen e djeshme, me dy klubet spanjolle që nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e përbashkët mbi këstet dhe afatet e pagesës së tyre.

kalinic

Megjithëse pati kryer dhe kaluar me sukses vizitat mjekësore, sulmuesi mbetet pezull për momentin në pritje të zhbllokimit të situatës për t’u bërë më pas zyrtarisht një lojtar i “Colchoneros”-ve. Nëse për afrimet në ekip po bëhet një punë e mirë, për Milanin e Leonardos vështirësitë kanë të bëjnë me merkaton në dalje, e sidomos në sulm, ku përveç Kaliniçit, duhen “sistemuar” dhe Andre Silva me Bakën.

Baka

Për këtë të fundit oferta e Vijarealit vijon të cilësohet e pakët, ndërsa Silva duket se ka rënë parimisht dakord për një huazim, me kuqezinjtë që kanë si kusht të mos e nënvlerësojnë, duke qenë se një vit më parë paguan rreth 40 milionë euro për të afruar në ekip.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura