Valë shkarkimesh në Dogana, ikin 15 drejtorë dhe 3 krerë degësh

Nov 24, 2015 | 16:57
SHPËRNDAJE

Plot 15 drejtorë doganash janë shkarkuar nga detyra, së bashku me tre krerë degësh.

Rama-Dogana Kjo valë shkarkimesh ka ardhur pas inspektimit të kryeministrit Rama në dogana disa ditë më parë, i cili edhe vet paralajmëroi se do të ketë largime për shkak të performancës së dobët që ka ky institucion.

Lajmin e shkarkimeve e konfirmon një burim për “News 24”. Kjo valë shkarkimesh vjen pasi Doganat nuk kanë arritur që të realizojnë planin.

Shqetësim madhor mbetet akciza e disa mallrave. Por në kontrast me shkarkimet, Rama ka konfirmuar mbështetjen për drejtoren e Doganave, Pranvera Fagu.

Por 15 drejtorët e pezulluar ende nuk janë zëvendësuar me emra të rinj ,por për momentin kompetencat e tyre i kanë kaluar çdo drejtorie përkatëse.

Në pritje të një vendimi të Komisionit Disiplinor janë edhe 3 kryetarët e degëve në Fier, Sarandë dhe Vlorë në vend të të cilëve ushtrojnë funksionin si të komanduar përkatësisht Artan Sulejmani kreu i degës Sarandë, Edison Konomi në Fier dhe në Vlorë Mirarbër Teneqexhi.

Fati i të gjithë drejtuesve të doganave do të varet nga vendimi i Komisionit Disiplinor në Departamentin e Administratës Publike që pritet sipas ligjit të mblidhet brenda 3 javësh.

Sipas të dhënave për 10-­mujorin të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura nga administrata doganore janë në rënie. Zëri më problematik vijon të mbetet akciza në ulje me 7.5 %.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura