“Valbona Zeneli, një urë mes Ballkanit dhe Bashkimit Europian”

Feb 18, 2020 | 10:42
SHPËRNDAJE

“Një urë midis Ballkanit Perëndimor dhe thelbit të BE-së”.

Valbona Zeneli
Valbona Zeneli

Kështu përcaktohet kontributi i dr. Valbona Zenelit, një nga zërat më premtues në fushën e studimeve të ekonomisë politike ndërkombëtare, tashmë në krye të Departamentit të Iniciativave Strategjike (Strategic Initiatives Department), pranë George C. Marshall European Center for Security Studies, një institucion i Departamentit te Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministrisë së Jashtme gjermane.

E thellë dhe kërkuese, me një analizë të hollë mbi çështje që rrokin Ballkanin, Europën Qendrore, por jo vetëm, Zeneli është autore e shumë e shumë artikujve studimorë, që janë bërë pjesë botimesh prestigjioze. Për librin e saj me ese të shkurtra të botuar disa kohë më parë, “Në opinionin tim”, drejtori i Qendrës Marshall, gjenerali (ret) Keith W.Dayton do të shprehej: “Një ekonomiste e re, brilante nga Shqipëria, shkencëtare politike dhe edukatore, dr. Valbona Zeneli është një vëzhguese e mprehtë e çështjeve ndërkombëtare, njohuritë e së cilës janë me vlera të veçanta. Unë nuk kam parë kurrë më parë një vlerësim më depërtues të disa prej sfidave më të vështira, me të cilat përballen europianët, teksa i afrohemi dekadës së tretë të shekullit të 21-të”.

“Valbona Zeneli e ka fokusuar karrierën e saj në një detyrë shumë të rëndësishme – për të siguruar një urë midis Ballkanit Perëndimor dhe thelbit të BE-së. Ajo u kujton fuqive në kryeqytetet kryesore europiane të krahut të hapur të BE-së dhe i inkurajon ata që të heqin dorë nga pozicioni i tyre i paracaktuar – që luhatet midis mendimit të dëshiruar, neglizhencës dhe pasivitetit të plotë”, shkruan kryeredaktori i “The Globalist”, Stephan Richter.librat

Për këtë angazhimin, këmbënguljen e saj, për kapërcimin e çdo lloj vështirësie e paragjykimi, ajo është vlerësuar me certifikata mirënjohjeje nga institucione me rëndësi. Në fund të vitit që lamë pas, artikulli i saj mbi “Terrorizmin, konkurrueshmërinë dhe marketingun ndërkombëtar” u vlerësua me çmimin e parë si “2019 Highly Commended Award”-International Journal of Emerging Markets nga “Emerald Publishing”.

Një tjetër vlerësim për punën e saj kërkimore, ajo do ta merrte nga universiteti i njohur amerikan Georgetown University, “Certificate of High Apprecication” nga McDonought School of Busines në Washington DC, për bashkëpunimin e suksesshëm 10-vjeçar me këtë universitet, ku shumë vite më parë ka qenë edhe studente.

Publikimet

Së fundmi, kapitulli i saj “Berlin: The New BrusselsGermany and Balkans”, është përshirë në volumin V të “International and Security Studies”: “Germany’s New Partners-Bilateral Relations of Europe’ Reluctant Leader”, botuar ne Gjermani nga shtëpia botuese “Barbara Budrich Verlag” dhe me shpërndarje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Columbia University Press.

WhatsApp Image 2020-02-17 at 10.38.50 AM
Vlerësimet nga institucionet ndërkombëtare për kontributin e Valbona Zenelit

Zeneli analizon ndryshimin e pozitave të Gjermanisë në Europë, rolin e jashtëzakonshëm dhe vendimtar që ajo ka në zgjerimin e Europës me anëtarë të rinj, ndikimin në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën. Sipas saj, Ballkani Perëndimor ka nevojë për Gjermaninë, në rolin e saj transformues në drejtim të demokratizimit dhe të rritjes ekonomike të këtyre vendeve.

Vlerësimet nga institucionet ndërkombëtare për kontributin e Valbona Zenelit
Vlerësimet nga institucionet ndërkombëtare për kontributin e Valbona Zenelit

Nga Gjermania dhe roli i saj në Ballkan, këndvështrimi i saj shkon shumë më larg, në Kinë. Në një vend, me të cilin Shqipëria, edhe pse ka një largësi të madhe gjeografike e kulturore, ka pasur një lidhje të veçantë. Kapitulli i saj “Kina dhe Europa”, përfshirë në përmbledhjen “China’s Global Influence: Perspectives and Recommendations”, përgatitur nën kujdesin e Scott D. McDonald dhe Mixhael C. Burgoyne, reflekton mbi rezonancën që ka zhvillimi ekonomik kinez në Europë. Ky është një nga librat më të lexuar dhe komentuar të kohëve të fundit, në lidhje me rritjen e rolit të Kinës në ekonominë botërore. Trajtimet e saj nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe jo rrallëherë janë nënvizuar në media prestigjioze. “Prof. Zeneli ofron njohuri të vlefshme për sfidat e politikave të Europës Qendrore dhe Lindore. Seksioni i librit mbi praninë në rritje të Kinës në këtë rajon është një kontribut thelbësor për të kuptuar këtë marrëdhënie të rëndësishme, por të nënraportuar”, shkruan James Pach, kryeredaktor i “The Diplomat”. Ndërsa gazetari i “The Economist”, Tim Judah, e vlerëson atë si një vëzhguese të mprehtë dhe kur flitet për çështje që lidhen me zgjerimin e Bashkimit Europian, askush nuk mund ta bëjë më mirë se ajo. “Valbona Zeneli është një vëzhguese e mprehtë e botës dhe ky koleksion esesh, duke filluar nga e ardhmja e Ballkanit Perëndimor në tregtinë dhe sigurinë ndërkombëtare, përbën një koleksion fantastik të eseve të saj të mprehta të shkruara në vitet e fundit. Shumë nga këto, të shkruara gjatë viteve të fundit, megjithëse tema ende të tanishme, përbëjnë një lexim pothuajse nostalgjik, kujtime nga një kohë tjetër. Ndërsa esetë e tjera, duke filluar nga korrupsioni, ikja e trurit nga Ballkani deri te sfidat e zgjerimit të BE-së, të gjitha merren me çështje kritike dhe askush tjetër nuk do të ishte në gjendje për ta bërë më mirë këtë sesa Zeneli”, shkruan Tim Judah.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura