Valbona Selimllari: Për fëmijët lë gjithçka, ja si ua shpërblej mungesën

Nov 28, 2015 | 9:31
SHPËRNDAJE

Ajo është një ndër personazhet më të këndshëm të skenës shqiptare. E njohur si Miss­i i parë shqiptar, Valbona Selimllari është gjithashtu edhe e vetmja anëtare femër e jurisë së “Dance with me”.

selimllariNdoshta edhe për këtë shkak, Valbona ka treguar gjithmonë ndjeshmëri në të gjitha situatat. Kohëve të fundit, kemi qenë dëshmitarë të shumë debateve, konflikteve dhe sherreve gjatë spektaklit të kërcimit, por as Valbona nuk ka arritur të jetë indiferente ndaj tyre.

Sidoqoftë, sipas saj, “Për respekt të publikut duhet të mbyllim një vesh e një sy”. Në një rrëfim për “Bluetooth”, një ndër femrat më të bukura shqiptare na tregon jo vetëm përvojën dhe ndjesitë e saj teksa gjykon artistët në “Dance with me”, por edhe përkushtimin si nënë dhe kohën që kalon me fëmijët e saj.

E pyetur se si ua shlyen mungesën e saj fëmijëve një nënë që merret me biznes, Valbona pergjigjet. “Me dashuri, sa vij i përqafoj fort dhe më pas dua ta kaloj gjithë kohën me ta. kur vij në shtëpi nuk dua të bëj asgjë tjetër por të merrem vetëm me fëmijët”.

Më tej ajo thotë se nuk mungon në asnjë event të fëmijëve të saj. “Jo nuk kam munguar në asnjë nga shfaqjet e rëndësishme të fëmijëve, i lë të gjitha për ata”- thotë ajo.

Ajo komenton edhe situatat që duket se dalin jashtë kontrollit në jurinë e “Dance with me”.

“Si fillim nuk duhet të dalin jashtë kontrollit, sepse ne jemi aty për të kënaqur publikun dhe jo për të bërë debate. “Dance with me” nuk është krijuar për të bërë debate, por që njerëzit gjatë atyre orëve që janë para ekranit të kënaqen dhe të qeshin, të shikojnë skena të bukura, njerëz të bukur dhe performanca të bukura. Nuk kanë nevojë të dëgjojnë debate, pasi debatet i kanë në lajme dhe në opinion dhe janë të mbushur me këto. Debati tek spektakli ynë nuk ka vend”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura