Vaksinimi i “personaliteteve”/ Ministrja Manastirliu: Keqardhje të thellë për dezinformimin! Sot vijnë 8190 doza të reja në Shqipëri

| 12:39
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu shprehu keqardhje për atë që e konsideroi si dezinformim lidhur me vaksinimin e personaliteteve, proces që sipas saj ushqeu reagime të pajustifikueshme të njerëzve publik. 

Manastirliu konfirmoi se sot pritet të vijnë në Shqipëri edhe 8190 doza të reja nga kontrata me Pfizer.

“Më lejoni të shpreh keqardhjen më të thellë për dezinformimin që ushqeu më tej disa reagime të pajustifikueshme njerëzish publik, për vaksinimin e disa qytetarëve që ishin pjesë e këtij grupi të parë, pikësëpari se ishin mbi 80 vjeç. Vërtet janë personalitete që i bëjnë nder këtij vendi dhe shoqërisë tonë,  por ama kriteri i moshës u mundësoi të ishin pjesë e një procesi që vijoi me të moshuarit në azile dhe do vijojë për 80-vjeçarët e tjerë”, tha ministrja gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend.

“Bota sot është e ndarë në dy kategori shtetesh. Shtetet që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ato që nuk kanë marrë asnjë dozë. Janë 140 vende që nuk e kanë nisur vaksinimin. Kemi mbi 4600 infermierë më të mbrojtur për shkak të vaksinimit. Ne kemi bërë përpjekje për të siguruar një kontratë me Pfizer për 500 mijë vaksina nga e cila kanë mbërritur 8000 doza deri më sot dhe pritet lëvrimi i 8190 doza të tjera po sot. Janë dhe 400 të moshuar mbi 80 vjeç dhe kujdestarësh më të mbrojtura për shkak të vaksinimit. Shumica dërrmuese janë qytetarë të zakonshëm”, shtoi ajo.

Ogerta Manastirliu u ndal edhe te spitali i ri rajonal që po ndërtohet nga Turqia në Fier, që sipas saj do të sjellë një model të ri në Shqipëri.

“Më lejoni të them edhe dy fjalë për një prej projektet më ambicioz, spitalin e ri që po ndërtohet në Fier, jo thjesht një strukturë mjekësore, por mbi të gjitha si një model i ri, që do shënojë hapat e parë drejt një epoke të re për administrimin e spitaleve në Shqipëri. Ka një ndryshim të thellë mes 7 viteve më parë dhe tani.

Spitali Rajonal do vendosë një gur kilometrik, ku do të vlerësohen mjekët sipas punës, me modelin e autonomisë spitalore. Në kushtet ku e gjetëm shëndetësinë, operacioni i domosdoshëm ishte ndërtimi i infrastrukturës. Spitali i ri i Fierit do të jetë një strukturë moderne, si një qendër e transferimit të dijeve, që do administrohet nga një ekip shqiptar dhe turq dhe do të ketë të punësuar një personel prej 380 mjekësh dhe infermierësh. Më lejoni tju ftoj ta miratojmë këtë projektligj”, tha Manastirliu.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.