Vaksina anti-Covid/ Zbulohet kalendari, ja kur do të miratohet në Kuvend marrëveshja me kompaninë Pfizer

Jan 13, 2021 | 16:34
SHPËRNDAJE

Gjatë seancës së 28 janarit Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinën anti-Covid në Shqipëri.

kuvendi

Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kalendarin e punëve të Kuvendit, për periudhën nga 18 janari deri më 5 shkurt.

Ndërkaq, duke marrë shkas nga situata e pandemisë komisionet do të vijojnë të mblidhen online kurse seancat plenare me praninë fizike të deputetëve.

Po ashtu Konferenca ka miratuar edhe kalendarin tre-javor të punimeve që do të jetë periudha 18 janar- 5 shkurt 2021.

Më 1 janar të këtij viti kryeministri Edi Rama bëri me dije se kompania Pfizer do t’i shesë Shqipërisë 500 mijë doza vaksine anti-Covid gjatë këtij viti. Kreu i qeverisë deklaroi se 10,750 dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Shqipëri brenda janarit si pjesë e blerjes së 500 mijë dozave nga kompania Pfizer.

Megjithatë procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi këtë të hënë, pasi u siguruan 975 dozat e para të vaksinës nga një vend i BE-së, për të cilin është preferuar që të mos thuhet emri.

kalendari 1 kalendari kalendari 3 kalendari 4 kalendari 5 kalendari 6 kalendari 7 kalendari 8 kalendari 9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura