Vakanca në Kushtetuese/ Gjykata e Lartë hap procedurën e aplikimit, dy gjyqtarë janë shkarkuar nga vetingu. Kryetares i ka mbaruar mandati (kriteret)

Jun 3, 2021 | 9:40
SHPËRNDAJE

pjimage - 2021-06-03T094447.048

Gjykata e lartë ka njoftuar hapjen e procedurës së aplikimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, pasi kryetares Vitore Tusha i ka mbaruar mandati, ndërsa dy gjyqtarë të tjerë janë shkarkuar nga procesi i vetingut.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka njoftuar për 3 vendet vakante të krijuara sipas ligjit, përkatësisht:

Për përfundimin e mandatit 9 vjeçar të Vitore Tusha.

Për përfundimin e mandatit të Fatmir Hoxha në datë 25 shtator 2018, për shkak të shkarkimit nga detyra me vendim të formës së prerë, i emëruar në vitin 2011.

Për përfundimin e mandatit të Gani Dizdari në datë 22 prill 2019, për shkak të shkarkimit nga detyra me vendim të formës së prerë,i emëruar në vitinj 2013.

Kriteret i lexoni në dokumentin e plotë

DOKUMENTI I PLOTE:

njoftim_per_aplikimin_ne_gjk_5236

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura