Vajzës që jepte lajmet me gjoksin jashtë i vjedhin telefonin me sms e foto private

Jan 18, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

Eliona Pitarka e pëson si Elvana Gjata. Asaj i kanë vjedhur telefonin dhe ndërkohë i kanë ndërhyrë në përmbajtjen e tij, duke ia përdorur mesazhet, fotografitë apo materialet e tjera që ka në celular.

pitarka

Për t’i paraprirë ndonjë keqkuptimi, Eliona ka bërë me emergjencë një njoftim në rrjetin e saj personal në FB, ku ka ftuar të gjithë miqtë që të bëjnë “report” disa prej rrjeteve sociale që disponon.

“Ju njoftoj Te gjith miqve Te mi qe me kan vjedhur Telefonin dhe po me perdorin rrjetet sociale per keq, si Instagramin dhe snapchat, ju lutem bejeni block ose report.. Eliona”, shkruan ajo, por pa dhënë detaje se çfarë i kanë përdorur “për keq”.

Eliona ishte padyshim një modele e bukur dhe që binte në sy, por famën e mori kur u bë pjesë e “Zjarr TV”, si një nga spikeret që guxoi të jepte lajmet me xhaketën e zbërthyer dhe me gjoksin lisho.

Eliona Pitarka

Megjithatë, 25- vjeçarja, mbesa e Sulejman Pitarkës, qëndroi pak muaj në këtë ekran, për t’iu bashkuar spektaklit të humorit “Grand Hotel 2XL” në Vizion Plus, ku del në skenë duke aktruar me bikini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura