Vajzë apo djalë? Shtatzënë për herë të dytë, Zaimina Vasjari publikon foto të reja me barkun e rrumbullakosur

Nov 26, 2021 | 23:23
SHPËRNDAJE

Zaimina Vasjari i habiti të gjithë kur zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë. Këngëtarja ndau lajmin me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

zaimina vasjari (3)

Ajo pozoi me barkun e rrumbullakosur dhe shkroi “E bekuar edhe një herë me nëj engjëll!”.

Ditën e sotme, artistja ka ndarë disa imazhe të reja të shkëputura nga një set fotografik që ka realizuar për ta pasur kujtim nga shtatzënia e dytë. Në foton e parë, Zaimina shfaqet bashkë me të bijën, e cila i ka dhuruar një puthje dhe përqafim barkut, brenda të cilit ndodhet motra ose vëllai i saj.

zaimina vasjari (4)

Në imazhin e dytë, nënë e bijë pozojnë të veshura me fustane të bardha, të kapura dorë për dore, teksa ecin buzë detit. Ndërsa tek fotografitë e tjera, Zaimina ka treguar vajzën, e cila duket shumë e lumtur që së shpejti do të jetë vajza e madhe e shtëpisë.

Dy bekimet e jetës time që më kujtojnë dhe tregojnë se sa e bukur është jeta, se si mundet njeriu të jetë i lumtur vetëm nga një prekje, puthje apo buzëqeshje. Faleminderit Zot! Si mendoni, bebi është vajzë apo djalë?”, shkroi Zaimina përkrah albumit  fotografik, duke i lënë ndjekësit të aludojnë për gjininë e bebushit.

zaimina vasjari (5)

Në komentet e shumta që  këngëtarja mori, u vu re edhe një “reply” që ajo i kishte bërë një ndjekëseje, e cila tregoi se e di gjininë e bebit.

Mbaje dhe për dy orë se do e them vetë”, shkroi Vasjari, duke bërë me dije se së shpejti do ta zbulojë edhe gjininë e foshnjës që po pret.

zaimina vasjari (9) zaimina vasjari (6) zaimina vasjari (7) zaimina vasjari (8) zaimina vasjari (16)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura