“Vajzat zgjedhin s*ksin oral dhe an*l për të ruajtur virgjërinë”- Modelja: Nëse zgjedh të flesh me 1 apo 7 meshkuj s’është problem!

Mar 29, 2023 | 9:05
SHPËRNDAJE

Ish-konkurrentja e “Love Story”, Dea Vieri është shprehur se numri i partnerëve seksuale që mund të ketë pasur, s’mund të ndikojë tek marrëdhënia e saj.

dea vieri9

Modelja u sjpreh se “të kesh një jetë seksuale të mirë, është e shëndetshme. Nëse kryen marrëdhënie me shumë njerëz dhe vazhdon të përdorësh masat mbrojtëse nuk është gjë e keqe”.

dea vieri

“Më duken shumë pyetje personale, për virgjërinë jo e jo. Nëse ka djem që të pyesin për numrin e partnerëve më duken tema shumë të pavlera, nuk duhen diskutuar. Nuk ka ndikim tek marrëdhënia ime. Marrëdhënia dhe besnikëria fillon në momentin që dy njerëz bëhen bashkë, nuk janë këto detaje që të bëjnë ta gjykosh apo vlerësosh një person.

Lloji i marrëdhënieve apo numri i marrëdhënieve seksuale, jeta jote seksuale e kaluar nuk mendoj se të ndikon në ndonjë lloj mënyre në jetën tënde.

Problemi kryesor fillon me pranimin e vetes. Gjëja kryesore që duhet të bëjnë vajzat duhet të pranojnë veten ashtu siç janë, në qoftë se ti ke marrë vendime, ke vendosur të flesh me 1, 2,5 apo edhe 7 meshkuj, ti duhet të pranosh veten, është një gjë që ti e ke bërë dhe në qoftë se fajëson ti veten, çfarë mund të presësh nga të tjerët? Shoqëria të ka thënë që nuk është korrekte, por seksi është i shëndetshëm. Ne dëgjojmë gjithandej që të kesh një jetë seksuale të mirë, është e shëndetshme. Nëse kryen marrëdhënie me shumë njerëz dhe vazhdon të përdorësh masat mbrojtëse nuk është gjë e keqe, edhe nëse ke pasur disa partnerë.

Problemi më i madh është etiketimi si “e moralshme”, apo e “pamoralshme”, përpos edukimit seksual, mendoj se edukimi duhet të jetë për këto etiketime. Më shqetëson shumë kur vajzat etiketohen si të pamoralshme”, tha ajo në TV Klan.

dea vieri3

Dea Vieri u shpreh se ka dëgjuar raste kur vajzat për të ruajtur virgjërinë kryejnë seks oral ose anal.

“E para, njëherë, vajzat që janë të virgjëra që na ndjekin nga ekrani, nuk do të thotë që nuk janë të emancipuara. Ne nuk jemi këtu për t’u thënë atyre që jeni të paemancipuara, të prapambetura etj.

Në qoftë se ti e ruan virgjërinë tënde për arsyet e tua personale, për mua është komplet në rregull, mua nuk më bezdis fare si fakt.

Mua më bezdis kur ti, e vlerëson veten tënde më shumë dhe mendon se je më shumë se vajzat e tjera sepse je e virgjër. Mua kjo më bezdis. Në qoftë se mendon se je shumë më shumë se unë dhe e vlerëson veten shumë më shumë se unë për të vetmin fakt se ti ke patur partnerë seksualë më pak se sa unë, këtu kemi një problem. Kjo nuk është në rregull, është problem i theksuar.

dea vieri5

Më shqetëson kur virgjëra përdoret për të treguar vlerën e një gruaje. Mendoj se presioni është nga të dyja palët. E dëgjoj ende në tavolina të flitet nga djem apo vajza.

Dëgjoj djem që thonë se kanë marrëdhënie me vajza, por të ruajtur himenin, lidhur drejtpërdrejt me mendjen e shqiptarëve, virgjëria është e lidhur me himenin dhe me gjakderdhjen, këto vajza zgjedhin të kryerjnë seks oral apo anal. Në mendjen e tyre ato vazhdojnë të qëndrojnë ende të virgjëra. Mënyra se si trajtohet është poshtruese për gruan”, u shpreh ajo.

dea vieri4 dea vieri6 dea vieri7 dea vieri1 dea vieri12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura