Vajzat seksi të “Moulin Ruoge”, sekretet e kabaresë më të famshme

Nov 9, 2015 | 10:19
SHPËRNDAJE

“Moulin Rouge” lindi në valën e suksesit të restorantit ku kërcehej, të vitit 1870, brenda një mulliri të vjetër. Pronarët e atëhershëm menduan të krijonin një kabare në Paris, me të njëjtin stil të “Moulin de la Galett”, duke ndërtuar sipër një mulliri fals, meqenëse ajo nuk ishte një zonë me erë. Suksesi ishte i menjëhershëm, sidomos për repertorin e kërcimeve dhe spektakleve, midis të cilëve, i famshmi “can-can”, që konsiderohej shumë i shthurur për opinion publik të asaj kohe.

moulin rouge  2
Sekreti i joshjes te kërcimtaret, përveç veshje provokuese dhe shumë ndriçuese, qëndronte edhe te balerinat fantastike (kë- pucët), që mbanin firmën e Guillume Gonin, një këpucar fantastik. Për vajzat që kërcenin “can-can” ishte dhe është e rëndësishme të mbathin këpucë komode dhe femërore njëkohësisht. Dhjetë vjet pas hapjes, suksesi i “Moulin Rouge” doli përtej kufijve.

moulin rouge 1
Kjo kabare u bë “patentë” argëtimi për francezët dhe krejt Europën. Ky klub i dha një dimension tjetër jetës së natës në Parisin e vitit 1889, kur shpërtheu fama e tij. “Moulin Rouge” u shndërrua shumë shpejt në një vend mondan, duke arritur famë botërore dhe duke u bërë subjekt filmash të njohur, me regjisorë dhe aktorë të famshëm. Ai u bë tempulli i muzikës dhe kërcimit. Vajza të reja dhe bukuroshe vërshonin në kërkim të një pune aty, por që u hapeshin shumë dyer më pas, apo u bëheshin shumë favore dhe dhurata nga zyrtarët e lartë.

moulin rouge 3
Ato që performonin në klub, bëheshin edhe të famshme, duke u ngritur në karrierë. Se si ka qenë jeta e kërcimtareve bukuroshe në ato vite në “Molin Rouge”, agjencia prestigjioze “Getty Image” ka publikuar këto ditë disa fotografi, dëshmi të skenës dhe paskuintave… Kabareja 650 milionë euro, në 126-vjetor Aktualisht, në tetor kjo kabare ka festuar 126-vjetorin, pasi si çelje zyrtare konsiderohet viti 1989.

moulin rouge 4
“Moulin Rouge”-n çdo vit e vizitojnë rreth 600 mijë njerëz, prej të cilëve gjysma janë turistë, e më së shumti kinezë, rusë dhe amerikanë. Kabareja e famshme, e cila tashmë ka të punësuar 450 persona, vitin e kaluar ka arritur të arkëtojë 65 milionë euro. Çdo mbrëmje, aty lind magjia me shumë pupla dhe xhingla, përkatësisht me vallëzimin tradicional të valltareve nga 14 nacionalitete, e që patjetër duhet të kenë diplomë të vallëzimit klasik dhe të jenë të gjatë së paku 1.75 centimetra.

moulin rouge 5
Gjatë shfaqjes dyorëshe, në skenë shfaqen klounët tërheqës dhe kusarët, si dhe shumë qenie të imagjinuara, ndërsa në njërën prej qosheve është i vendosur një akuarium me 5 pitonë të vërtetë. Vjet, kur u bë 125-vjetori, në “Moulin Rouge”, në koncertin gala, kanë qenë “të ftuar” Edith Piaf, Liza Minnelli, Ella Fitzgerald dhe Frank Sinatra, emra të famshëm që gjatë shekullit të kaluar kanë kënduar në këtë kabare.

moulin rouge 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura