Vajzat që u shesin lodra seksi shqiptarëve: I kam provuar edhe me vjehrrën

Jan 26, 2017 | 20:38
SHPËRNDAJE

Lodrat e seksit nuk janë shumë të njohura dhe të preferuara për shqiptarët? Epo kështu mendonit deri tani, pasi ky ‘mit’ bie.

lodra2

Janë dy femra që kanë hapur një biznes fitimprurës në Tiranë dhe të veçantë në llojin e tyre që kanë treguar sot të kundërtën. Njëra quhet Armida dhe është shqiptare, ndërsa tjetra quhet Çai dhe është shtetase amerikane. Të dyja vajzat kanë hapur një dyqan ku shesin lodra seksi për çiftet e të gjitha moshave.

Njëra nga partneret e biznesit, Armida, tha se ajo ishte nxitur për këtë ide, pasi kishte eksploruar me bashkëshortin e saj, po shqiptar, eksperiencën e lodrave të seksit që e kishin ringjallur në mënyrë të pabesueshme martesën e tyre 20-vjeçare.

Në emisionin e Rudinës, Armida dhe Çai deklaruar se do të hapin biznesin e tyre online, ku ndër të tjera, produktet që do të shiten janë të brendshme, kamzhikë, lubrifikantë, zara e deri te llojet e ndryshme të vibratorëve…

Armida ka deklaruar se ajo i ka provuar te gjitha mallrat që do të shesë online. Madje për të hequr çdo lloj turpi, ajo tha se disa kremra i ka provuar edhe me të ëmën dhe vjehrrën e saj po shqiptare.

lodra1 Armida-Cai Armida-dhe-Cai

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura